FTESË PËR APLIKIM – FAZA III - 01.2023
Programi: SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)
Viti përgatitor: 2023
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK, për shkak të rritjes së kërkesave nga partnerët në Gjermani, hap këtë:
FTESË PËR APLIKIM PËR 10 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG
Pjesa e përgjithshme:
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet deri më 03.02.2023.
- Programi përgatitor 5 mujor në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 06.02.2023 - 30.06.2023.
- Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG, Gusht-Shtator 2023.
Nëse Ju:
- Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët si biologji, kimi dhe lëndët sociale/shoqërore.
- Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”.
- Posedoni njohuri paraprake, dhe të certifikuara, së paku niveli B1.
- Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e mëtejmë të gjuhës gjermane - Niveli B2
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2 i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës, niveli B2, bëhet në raportin: Kandidati 20%, Programi 80%. Ata të cilët eventualisht kanë njohuri paraprake dhe posedojnë Certifikatën nga Goethe-Institut apo ÖSD, niveli B2, nuk kanë nevojë të përsërisin këtë nivel.
- Përkrahje përgjatë tërë programit përgatitor në Kosovë i tërë procesi dhe përkrahja si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
- Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
- Pas mbarimit të programit AUSBILDUNG, mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani, apo edhe kthimi në Kosovë, sipas dëshirës, do të thotë nuk ka përkufizime/kushtëzime programore.
Mënyra e aplikimit
Forma Online përmes linkut: https://forms.gle/bQaXggoFMAdBAboeA, më së largu deri me 29.01.2023.
Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program. Nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, apo për republikën përkatëse në Gjermani, ka mundësi ta sqaroj gjatë bisedës prezantuese e cila planifikohet të mbahet në fund të Janarit –fillimi i Shkurtit 2023.
Nëse keni ndonjë paqartësi, na kontaktoni në +383 44 507 628, apo të na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com
E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i APPK-së