Kurse të gjuhës Gjermane Niveli A2 ose B1 – Pa pagesë

Ftesë për Aplikim

Kurse të gjuhës Gjermane Niveli A2 ose B1 - Pa pagesë

Për të gjithë të interesuarit,

APPK, në kuadër të disa projekteve, është duke e implementuar edhe  Projektin VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland”, në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.

Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit, kurset e gjuhës Gjermane, për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë.

Për tremujorin e tretë të këtij viti, është paraparë përkrahja përmes mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin A2 - 140 orë mësimore ose B1 – 160 orë mësimore, si dhe 20 orë tjera për përforcimin e shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, në ndërlidhje me format e hulumtimit dhe aplikimit për një vend  pune apo Ausbildung në Gjermani, por edhe shumë tema të ndërlidhura me aspektin e jetës sociale.

Karakteristikat e këtyre kurseve janë:

Vëllimi i orëve:

  • A2: 160h mësimi, prej tyre 140h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.
  • B1: 180h mësimi, prej tyre 160h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.

Fillimi i kursit dhe kohëzgjatja:

  • Fillimi për të dy nivelet: 28.07.2025;
  • Përfundimi:19.09.2025-për A2 dhe 26.09.2025-për B1

Vendmbajtja e kursit:

  • Kursi mbahet me prezencë fizike në APPK në Prishtinë.

Dinamika:

  • Intensiv: çdo ditë pune, E hënë - E premte, nga 4h në ditë, me mundësi në tri intervale kohore:
    1. Paradite:   8:45 – 12:00
    2. Mesditë: 13:00 – 16:15
    3. Pasdite:   16:30 – 19:45

Pra nëse ju jeni një kandidat/e i/e cili/a planifikon të migroj legalisht në Gjermani dhe për këtë synim ju duhen njohuri të gjuhës Gjermane, Niveli A2 ose B1, atëherë ju ftojmë të Aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/BYVsxugdN6YtNCSQA

Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 06.07.2025, ora 16:00.

Ju mund të aplikoni vetëm për njërin Nivel A2 ose B1. Të gjitha aplikimet tuaja do të vlerësohen sipas kritereve të programit. Më pastaj ju do të merrni një informatë kthyese nga ne, fillimisht për pjesëmarrje në  takime informues dhe vlerësim të njohurive, e më pastaj konfirmimin se a jeni pranuar në program apo jo.

Të gjithë kandidatët që paraprakisht kanë përfituar mësimin e gjuhës gjermane në kuadër të këtij projekti, nuk kanë të drejtë të aplikojnë serish.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org

Me respekt,

Ekipi i Projektit VEND-AMIF

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2025/06/Dizajni.png

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 23 Qer 2025

Apply for job

Sorry! application is not available.