DËSHIRON TË STUDIOSH INFERMIERINË NË GJERMANI?
Hyrje
- Partneri i APPK-së, ADLER MANAGEMENT- Regjioni Berlin-Brandenburg, më tepër vizito: ausbildung-in-brandenburg.info, përgjatë muajit Qershor 25, i ka pranuar në Program 36 kandidatë të rijnë nga Kosova të cilët pas përgatitjes 6-12 muajshe, do të iu bashkëngjiten mbi 80 kandidatëve tjerë të cilët tani më janë në Gjermani, në faza të ndryshme programore. Në delegacionin e ADLER MANAGEMENT ishin 5 Institucione të reja të cilët të entuziazmuar me Kandidatët e përzgjedhur dhe profesionalizmin e Programit, kanë paraqitur kërkesë të re në APPK për përzgjedhjen edhe të 15 Kandidatëve të rinj.
- Partneri tjetër i APPK-së, Organizata e njohur AWO- Würzburg (Republika e Bayern-it), në vitin 2023 i kanë pranuar 15 kandidatë nga Kosova. Bazuar në suksesin e jashtëzakonshëm të këtyre kandidatëve (tani e përfundojnë vitin e II-të), AWO ka paraqitur kërkese të re në APPK edhe për 15 Kandidat të rinj.
- Në ditët e fundi, në APPK, janë paraqitur shumë të interesuar për aplikim të cilëve iu kaluar afati i mëhershëm i aplikimit deri më 15.06.25, ashtu që
Bazuar në tre faktorët e sipërshënuar, APPK shpallë këtë:
Ftesë për aplikim edhe për 30 Kandidatë të interesuar për Studiuar dhe punuar në Gjermani,
Nëse:
- Ke të përfunduar një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë);
- Dëshiron të studiosh Infermierinë në Gjermani-Forma Ausbildung;
- Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe ëndërron të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.
Të ofrohet:
- Garantim i një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet shtetërore në Gjermani.
- Shkollim/Studim në Shkollat e akredituara në Gjermani.
- Aftësim Profesional në institucione relevante shëndetësore.
- Përgjatë studimeve, një pagë prej 1,200 - 1,400€/muaj.
- Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth 3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
- 6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë:Mësimin/përforcimin e gjuhës gjermane - Niveli A1 deri B2, në APPK si një institucion i Akredituar, me financim nga Programi deri në 85 % nga kostoja e përgjithshme.
- Certifikimin e njohurive B1 dhe B2, me kosto të mbuluara nga Programi, si dhe
- Njohjen e kualifikimit, lejen e punës, procedurat e vizës, organizimin e udhëtimit të gjitha këto pa pagesë.
Afati i aplikimit është i hapur prej 10.07.2025 deri më 20.07.2025.
Të gjitha informacionet relevante, i gjeni në formularin për aplikim, por megjithatë nëse ndokush ka nevojë për informacione apo këshillime shtesë, ju ofrohet mundësi këshillimi, për çdo ditë pune nga 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 16:00.
P.S: Për Infermierët të cilët e kanë të përfunduar nivelin Bachelor dhe dëshirojnë të vazhdojnë njohjen e kualifikimit dhe punësimin në Gjermani, mund të aplikojnë përmes linkut të njëjtë për Ausbildung, apo edhe të vini në APPK dhe të informoheni/këshilloheni në formë individuale.
Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh email në gmail): https://forms.gle/fdgmrxEPS5eaCNua9
Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në e-mail: info@appk.org,
apo tel: +383 44 507 628 (edhe në Viber).
Jeni të mirëpritur
APPK, Prishtinë