STUDIO INFERMIERINË NË GJERMANI 11.2025

Featured

DËSHIRON TË STUDIOSH INFERMIERINË NË GJERMANI?

APPK, në partneritet me:

ju mundëson të studioni Infermierinë e përgjithshme në Gjermani - Programi i studimeve trevjeçare -Forma AUSBILDUNG, program i financuar në tërësi nga Shteti Gjerman si dhe me rreth 6-12 muaj parapërgatitje në Kosovë, atëherë:

 Nëse:

  • Ke të përfunduar, apo je në përfundim të një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë);
  • Dëshiron të studiosh Infermierinë në Gjermani-Forma Ausbildung;
  • Synon të bëhesh përfitues i njërit prej 40 vendeve studimi për këtë gjeneratën e radhës
  • Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe synon të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.

Të ofrohet:

  • Garantim i një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet shtetërore në Gjermani.
  • Shkollim/Studim në Shkollat e akredituara në Gjermani.
  • Aftësim Profesional në institucione relevante shëndetësore.
  • Përgjatë studimeve, një pagë prej 1,200 - 1,400€/muaj.
  • Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth 3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
  • 6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë:
  • Mësimin/përforcimin e gjuhës gjermane - Niveli A1 deri B2, në APPK si një institucion i Akredituar, me bashkëfinancim  nga Programi deri në 85 % nga kostoja e përgjithshme.
  • Certifikimin e njohurive B1 dhe B2, me kosto të mbuluara nga Programi, si dhe
  • Njohjen e kualifikimit, lejen e punës, procedurat e vizës, organizimin e udhëtimit, të gjitha këto pa pagesë.

Afati i aplikimit është i hapur prej 15.09.2025 deri më 31.10.2025, ora 16:00.

Para se të aplikoni, nëse eventualisht ju duhen edhe më tepër informacione apo këshillime shtesë, ju ofrohet mundësi këshillimi, për çdo ditë pune nga 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 16:00.

P.S: Për Infermierët të cilët e kanë të përfunduar nivelin Bachelor dhe dëshirojnë të vazhdojnë njohjen e kualifikimit dhe punësimin në Gjermani, mund të aplikojnë përmes linkut të njëjtë për Ausbildung, apo edhe të vini në APPK dhe të informoheni/këshilloheni në formë individuale.

Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh email në gmail):

Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në: https://forms.gle/jdrZGn1EUduDSMsNA

e-mail: info@appk.org, apo tel: +383 44 507 628 (dhe në Viber).

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK, Prishtinë

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2025/09/Dizajnet-e-shpalljeve-ne-APPK.jpg

Job Information

Status: Open Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 15 Sht 2025 Expire in: 3 javë

Apply for job

Sorry! application is not available.