
DËSHIRONI TË VIJONI NJË AUSBILDUNG PËR INFERMIERINË NË GJERMANI ?
Hyrje
- Partneri i APPK-së, ADLER MANAGEMENT- Regjioni Berlin-Brandenburg, më tepër vizito: ausbildung-in-brandenburg.info, përgjatë muajit Nëntor 25, i ka pranuar në Program 15 kandidatë të rijnë nga Kosova të cilët pas përgatitjes 6-12 muajshe, do të iu bashkëngjiten mbi 80 kandidatëve tjerë të cilët tani më janë në Gjermani, në faza të ndryshme programore.Në delegacionin e ADLER MANAGEMENT ishin 5 Institucione të reja të cilët të entuziazmuar me Kandidatët e përzgjedhur dhe profesionalizmin e Programit, kanë paraqitur kërkesë të re në APPK për përzgjedhjen edhe të 10 Kandidatëve të rinj.
- Partneri tjetër i APPK-së, Organizata e njohur AWO- Würzburg (Republika e Bayern-it), në vitin 2023 i kanë pranuar 15 kandidatë nga Kosova të cilët janë treguar shumë të suksesshëm. Në korrik 2025, kanë pranuar në Program edhe 6-të kandidatë të rinjë. Delegacioni i AWO- Würzburg, me 21.01.26, i vizitojnë këta 6 kandidatë dhe njëherit e kanë paraqitur në APPK kërkesën edhe për 10 kandidatë të rinjë.
Bazuar në kërkesat e dy partnerëve të sipërshënuar, APPK shpallë Ketë:
Ftesë për aplikim edhe për 20 Kandidatë të rinjë për një AUSBILDUNG PËR INFERMIERI NË GJERMANI
Nëse:
- Ke të përfunduar një shkollim të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë);
- Dëshiron të vijosh një Ausbildung për Infermieri në Gjermani;
- Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe ëndërron të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.
Të ofrohet:
- Garantim i një vendi për AUSBILDUNG trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet shtetërore në Gjermani.
- Përgjatë pr5ogramit AUSBILDUNG, një pagë mujore prej 1,250 - 1,450€.
- Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth 3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
- 6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë edhe Mësimin/Përforcimin e gjuhës gjermane Niveli A2 deri B2.
- Kandidatët të cilët e përzgjedhin programin ADLER MANAGEMENT- Regjioni Berlin-Brandenburg, në këte fazë të aplikimit, duhet të posedojnë se paku njohuri të Nivelit A1, apo janë në përfundim të Nivelit A1. Prej datës 26.01-06.02.26 (për ata që pranohen në Program), iu mundësohet një përforcim dyjavor, pa pagesë, i Nivelit A1.
- Kandidatët të cilët e përzgjedhin programin AWO- Würzburg (Republika e Bayern-it), në këte fazë të aplikimit, duhet të posedojnë se paku njohuri të Nivelit B1, apo janë në përfundim të Nivelit B1. Prej datës 26.01-19.02.26 (për ata që pranohen në Program), iu mundësohet një përforcim 4 javor, pa pagesë, i Nivelit B1.
Të gjithë kandidatëve që pranohen në Program iu ofrohet edhe.
- Mësimi i Nivelit B2 – pa pagesë.
- Mësimi i nivelit A2-B1, fillimisht me vetëfinancim, dhe me rastin e përfundimit të suksesshëm të nivelit B1, kthimi i 100% i këtij financimi.
- Paraqitja e provimeve B1 dhe B2 si dhe pagesa e tyre, të mbuluara në tërësi nga Programi.
- Të gjitha shërbimet tjera si njohja e kualifikimit, terminët për vizë, flurimi për Gjermani, banimi, të gjitha të organizuara dhe të mbuluara financiarisht nga Programi.
Afati i aplikimit është i hapur prej 06.01.2026 deri më 18.01.2026, në ora 17:00.
Të gjitha informacionet tjera relevante për aplikim , i gjeni në Formularin për Aplikim, Formular i cili është shumë i thjesht të plotësohet, vetëm se kërkohet ta lexoni me kujdese dhe të jepni përgjigjeje sa më reale. Përgjigjejët sa më origjinale i rrisin shanset për të qenë të ftuar në Bisedat finale me përfaqësuesit e programit, me 22 dhe 23.01.2026.
Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh email në gmail): https://forms.gle/U6JEt3aehXGc7Cy87
Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në e-mail: info@appk.org, apo tel: +383 44 507 628 (edhe në Viber).
Ju dëshirojmë sukses në Aplikim!
APPK, Prishtinë



