INFORMATË: nga 19 maji hapen aplikimet për programin “Studio Infermierinë në Gjermani – Ausbildung”

Hervorgehoben

Nga data 19 maj 2026 do të shpallim Ftesën për Aplikim për programin:

STUDIO INFERMIERINË NË GJERMANI – PROGRAMI AUSBILDUNG

Të ofrohet:
☑️ 6–12 muaj para shkuarjes në Gjermani, përkrahje profesionale për njohjen e kualifikimit, vizën, udhëtimin, banimin dhe procedurat tjera përcjellëse — të gjitha pa pagesë.

☑️ Mësimi i gjuhës gjermane për kandidatët që nuk posedojnë paranjohuri, me 85% bashkëfinancim nga programi.

☑️ Program studimi trevjeçar në Gjermani, me diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Ndryshe nga studimet në Kosovë, ku investimi mund të arrijë deri në 8,000€, ky program është pa pagesë dhe, për më tepër, ofron të ardhura mujore prej 1,250€–1,450€ për tri vite rresht.

☑️ Mundësi punësimi të menjëhershëm pas përfundimit të programit.

☑️ Mundësi për rrugëtim të mëtejshëm profesional, sipas zgjedhjes së lirë të vetë aplikuesit — pa asnjë detyrim ndaj programit.

Republikat ku ofrohet programi:
🔹 Berlin-Brandenburg – Adler Management
🔹 Bayern – AWO

Aplikimi dhe informatat kontaktuese:

Aplikimi hapet nga 19 maj 2026 deri me 21 qershor 2026.

Të gjitha informatat për aplikim do të publikohen në  Web-faqen e APPK-së dhe në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram.

Informata shtesë:

ℹ️ Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni

📩E-mail: info@appk.org

📞apo tel: +383 44 507 628 (edhe në Viber).

 

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2026/05/Dizajni-2026-1.jpg

Stellenangaben

Status: Offen Stellenkategorie: Vollzeit Gehalt: Verhandelbar Veröffentlicht am: 05 Mai 2026 Läuft ab in: 2 Tagen

Stellenbewerbung

Sorry! application is not available.