Ftesë për Aplikim

Ftesë për Aplikim, për pjesëmarrje në kursin e gjuhës Gjermane Niveli B1 të financuar nga projekti VEND

 Për të interesuarit,

APPK, në kuadër të disa projekteve, është në implementim edhe të Projektit VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland -  „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.

 Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit..., për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Studim, Punë praktike, Punësim), planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë. Për më tepër vizitoni www.appk.org apo linkun https://appk.org/appk/portfolio/te-arrish-i-pergatitur-ne-vendin-e-ri-perkrahja-e-potencialeve-per-ca-400-kosovar-ne-vit-per-integrim-social-dhe-profesional-ne-gjermani/

Në muajin janar 2023, është paraparë edhe përkrahja e mësimit të gjuhës Gjermane, për Nivelin B1. Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti përkrahës, për grupin e Nivelit B1, i cili planifikohet të filloi me 30 janar 2023 deri me 31 mars 2023, me orarë 16:30 – 19:45, me 180 orë mësimore, ftohen të Interesuarit të aplikojnë.

Aplikimin e realizoni përmes Formularit për Aplikim, të cilin e gjeni në linkun:  https://forms.gle/sG7s2Csc1r1Buazu9

Aplikimin mund ta bëni më së largu deri me 22 janar 2023, ora 16:00.

Sinqerisht,

Ekipi i Projektit VEND dhe departamenti i Trajnimeve

 

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 13 Jan 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.