Ftesë për Aplikim
Kurse të gjuhës Gjermane Niveli A2 - Pa pagesë
Për të gjithë të interesuarit,
APPK, në kuadër të disa projekteve, është duke e implementuar edhe Projektin VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland”, në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.
Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit, kurset e gjuhës Gjermane, për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë. Për me shumë informacione rreth projektit mund të klikoni KËTU.
Për tremujorin e parë të këtij viti, është paraparë përkrahja përmes mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin A2 - 140 orë mësimore, si dhe 20 orë tjera shtesë pas përfundimit të nivelit A2 për përforcimin e shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, në ndërlidhje me format e hulumtimit dhe aplikimit për një vend pune apo Ausbildung në Gjermani, por edhe shumë tema të ndërlidhura me aspektin e jetës sociale.
Karakteristikat e këtyre kurseve janë:
- Vëllimi i orëve: 160h mësimi, prej tyre 140h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.
- Fillimi i kursit, Dinamika dhe kohëzgjatja:
Grupi I: 10.02.2025 – 08.04.2025, E hënë - E premte, nga 4h në ditë, orari 09:00 – 12:15;
Grupi II: 10.02.2025 – 30.04.2025, E hënë - E premte, nga 3h në ditë, orari 13:30 – 16:00;
Pra nëse ju jeni një kandidat/e i/e cili/a planifikon të migroj legalisht në Gjermani dhe për këtë synim ju duhen njohuri të gjuhës Gjermane, Niveli A2, atëherë ju ftojmë të Aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/Ci1oM7q3gv3Ls85J9
Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 29.01.2025, ora 12:00.
Të gjitha aplikimet tuaja do të vlerësohen sipas kritereve të programit. Më pastaj ju do të merrni një informatë kthyese nga ne, fillimisht për pjesëmarrje në takime informues, e më pastaj konfirmimin se a jeni pranuar në program apo jo.
Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org
Me respekt,
Ekipi i Projektit VEND-AMIF