Ftesë për Aplikim
Kurse të gjuhës Gjermane Niveli B1 - Pa pagesë
Për të gjithë të interesuarit,
APPK, në kuadër të disa projekteve, është duke e implementuar edhe Projektin VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland”, në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.
Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit, kurset e gjuhës Gjermane, për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë.
Për tremujorin e dytë të këtij viti, është paraparë përkrahja përmes mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin B1 - 160 orë mësimore, si dhe 20 orë tjera për përforcimin e shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, në ndërlidhje me format e hulumtimit dhe aplikimit për një vend pune apo Ausbildung në Gjermani, por edhe shumë tema të ndërlidhura me aspektin e jetës sociale.
Karakteristikat e këtyre kurseve janë:
- Vëllimi i orëve: 180h mësimi, prej tyre 160h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.
- Fillimi i kursit dhe kohëzgjatja: 22.04.2025 – 20.06.2025
- Vendi i kursit: Kursi mbahet fizikisht në APPK në Prishtinë.
- Dinamika: E hënë - E premte, nga 4h në ditë, me mundësi në tri intervale kohore:
Paradite: 8:45 – 12:00 (dy grupe)
Mesditë: 12:30 – 15:45 (një grup)
Pasdite: 16:30 – 19:45 (një grup)
Shënim: Të gjithë aplikuesit për të cilët orari paradite është i përshtatshëm, i inkurajojmë ta zgjedhin këtë orar. Në periudhën paradite do të ofrohen dy grupe, duke rritur ndjeshëm mundësinë tuaj për përzgjedhje dhe pjesëmarrje në kurs.
Pra nëse ju jeni një kandidat/e i/e cili/a planifikon të migroj legalisht në Gjermani dhe për këtë synim ju duhen njohuri të gjuhës Gjermane, Niveli B1, atëherë ju ftojmë të Aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/mxSsda47BAk3av7d9
Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 10.04.2025, ora 16:00.
Të gjitha aplikimet tuaja do të vlerësohen sipas kritereve të programit. Më pastaj ju do të merrni një informatë kthyese nga ne, fillimisht për pjesëmarrje në takime informues dhe vlerësim të njohurive, e më pastaj konfirmimin se a jeni pranuar në program apo jo.
Të gjithë kandidatët që paraprakisht kanë përfituar mësimin e gjuhës gjermane në kuadër të projektit, nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org
Me respekt,
Ekipi i Projektit VEND-AMIF