Kurse të gjuhës gjermane Niveli B1 – Pa pagesë

Ftesë për Aplikim

Kurse të gjuhës gjermane Niveli B1 - Pa pagesë

 Për të gjithë të interesuarit,

APPK, në kuadër të disa projekteve, është duke e implementuar edhe  Projektin VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland”, në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.

Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit, kurset e gjuhës Gjermane të nivelit B1, për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë. Për më shumë informacione vizito linkun: https://legal-migration.de/kos/

Nga ky vit është paraparë përkrahja edhe përmes mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin B1-160 orë mësimore, si dhe 20 orë tjera shtesë pas përfundimit të nivelit B1 për përforcimin e shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, në ndërlidhje me format e hulumtimit dhe aplikimit për një vend të punës në Gjermani.

Karakteristikat e këtyre kurseve janë:

  • Vëllimi orëve: 180h mësimi, prej tyre 160h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.
  • Fillimi i kursit dhe kohëzgjatja: 29.04.2024 - 28.06.2024
  • Dinamika: E hënë - E premte, nga 4h në ditë, në dy intervale kohore 13:00 – 16:15 dhe 16:30 – 19:45

Pra nëse ju jeni kandidat i cili planifikon të migroj legalisht në Gjermani dhe për këtë synim ju duhet mësimi i gjuhës Gjermane, Niveli B1, atëherë ju ftojmë të Aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/fYKBydTXEmBp7LAF8

Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 21.04.2024, ora 16:00.

Të gjitha aplikimet tuaja do të vlerësohen sipas kritereve të programit dhe se do merrni një informatë kthyese se a jeni Kualifikuar për këtë kurs.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org

Me respekt,

Ekipi i Projektit VEND

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 05 Pri 2024

Apply for job

Sorry! application is not available.