Ministrja e shtetit gjerman, Annette Widmann-Mauz, me 25 shtator 2020 ka realizuar një vizitë tek partneri ynë Diakonie Württemberg në Gjermani. Vizita ka rezultuar të jetë shumë e suksesshme, e që më se mirë mund të shihet dhe vlerësohet përmes një Interviste të cilën pas takimit znj. Widmann-Mauz ia ka dhënë mediumit gjerman RTF.1, ku projektin me Kosovën e cilëson si projekt shembull për përgatitjen e te rinjve në Kosovë për vijimin e aftësimit profesional në Gjermani. Për me shumë informata, ju ftojmë të përcillni intervistën në vijim: