Në kuadër të projektit Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP), me 20 janar 2020 filloi trajnimi për Themelim Biznesi me personat e riatdhesuar të komunës së Lipjanit dhe Prizrenit. Caritasi Zviceran dhe Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbështesin personat e riatdhesuar në themelim të biznesit të tyre. Pas përfundimit të trajnimit, personat e riatdhesuar kanë mundësinë të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit për përkrahje me Grant nga projekti SUREP. Grantet e projektit SUREP bashkë-financohen nga komunat përkatëse.