Ausbildung – Aftësimi dhe Shkollimi Profesional në Gjermani

 

Qe nga viti 2014 APPK, në bashkëpunim me Diakonie nga Gjermania - Republika e Baden Württemberg-ut, implementon projektin për Shkollim dhe Aftësim Profesional në Gjermani, projekt ky që kanë për synim përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin e tyre të suksesshëm në shoqërinë Gjermane.
Qe nga viti 2014, 377 të rijnë kosovarë janë bërë pjesë e projektit, ku 81 prej tyre tani më janë duke punuar si kuadër profesional në Gjermani, 216 janë duke vijuar shkollimin dhe aftësimin në Gjermani, kurse 80 të tjerë, pas përzgjedhjes dhe parapërgatitjes 10 muajshe, fillojnë shkollimin dhe aftësimin profesional në këtë vit shkollor.
Prej vitit 2019, programi me konceptin e njëjtë dhe për profesionin e njëjtë si me Diakonie, është zgjeruar edhe me partnerë tjerë në Gjermani, si në vijim:
• Me Akademinë CEB-Fortbildungswerk gemeinnützige Gesellschaft
• Me Komunë COBURG
Prej vitit 2020, programi me konceptin e njëjtë, por për disa Profesione të Ndërtimtarisë (Elektricistë në Ndërtimtari, Murator, Shtrues i Rrugëve, Armirues...), është filluar me një partner nga Gjermania, si në vijim:
• BBQ Bildung und Berufliche Qualifizierung, Stuttgart
Informata të detajuara në lidhje me projektin Ausbildung - Aftësimi dhe Shkollimi Profesional në Gjermani mund të gjeni në dokumentin në vijim:

Më shumë

Ausbildung