Shërbime këshillimi

Me rastin e paraqitjes së përfituesit në APPK, atij i ofrohet mundësia e realizimit të një bashkëbisedimi të detajuar lidhur me kërkesën dhe synimet e tij.
Kapacitetet e APPK-së janë të tilla që këshillimi (trajtimi) i mëtejmë i përfituesit bëhet në pajtueshmëri me projektet apo aktivitetet aktuale të cilat janë duke u implementuar në APPK.
Këshillimi i përfituesit quhet i realizuar, atëherë kur arrihet të përcaktohet orientimi apo rrugëtimi profesional për aktivitetin e tij pasues, përmes APPK-së, apo përmes rrugëtimit të tij vetanak si:

  • Trajnime të mëtejmë profesionale
  • Ndërmjetësime në punësim
  • Vetëpunësim

Këshillime të veçanta- Migrimi legal në Gjermani

Nëse ju:

  • Planifikoni të migroni legalisht në Gjermani për bashkim familjarë apo punësim?
  • Posedoni vetinciativë për të gjitha proceset?
  • Ju duhën këshilla, informata, udhëzime?

Atëherë, lajmrohuni në APPK

  • Jeni të mirëpritur nga stafi profesional i projektit,
  • Informohuni, merrni udhëzime dhe këshilla, dhe realizoni qëllimet tuaja në formë vetanake

 Të gjitha shërbimet janë pa pagesë

Për më shumë, kliko këtu