Gjuhë Gjermane

Kurset e gjuhës Gjermane: Niveli A1, A2, B1 dhe B2

Hyrje

 

Mësimi i gjuhës Gjermane në Kosovë deri në vitin 2007 është bërë kryesisht përmes studimeve në Fakultetin e Prishtinës.

Mësimi i gjuhës Gjermane përmes kurseve deri në vitin 2007 është realizuar gjithashtu, por në përmasa relativisht të vogla, mirëpo kërkesa nuk ka qenë e madhe.

Prej 09.2007 kërkesa për të mësuar gjuhën Gjermane ka filluar të rritët vazhdimisht në mënyrë enorme. Kjo kërkesë është ndërlidhur me ligjin përkatës që e rregullon procesin e  Bashkimit Familjar në Gjermani, ku njëri praj parakushteve për t’u realizuar ky proces është definuar që kandidatët duhet të posedojnë njohuri të gjuhës Gjermane, të certifikuara përmes testeve përkatës nga Goethe Institut – niveli A1.

Certifikimi i njohurive në Kosovë i është besuar Goethe Institut nga Selaniku. Në propozim nga Ambasada Gjermane në Kosovë Goethe Institut, që nga 09.2007. ka arritur marrëveshje me APPK-në, që nën përkrahjen logjistike, administrative dhe organizative të APPK-së të realizohen testet përkatëse. Në kuadër të bashkëpunimit pesëvjeçar (deri në vitin 2012) APPK, nën administrimin e  Goethe Institut, ka ndërtuar një sistem të suksesshëm të procedimit të testeve.

Prej 09.2007 APPK, përveç përkrahjes ndaj Goethe Institut, fillon me realizimin e kurseve të para, të ndërlidhura me procesin e Bashkimit Familjar. Bazuar në rritjen enorme të kërkesave, përgjatë viteve 2007-2012 APPK, përveç në Prishtinë, ka hapur edhe filialet e veta në të gjitha qendrat regjionale, të cilat filiale me kalimin e kohës janë pavarësuar.

Në vitin 2012 edhe Goethe Institut ka kaluar në objekte vetanake për të vazhduar me procedimin e testeve  nën administrimin e tyre vetanak.

Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve që kanë punuar në APPK sot punojnë në Goethe Institut apo në qendra të ndryshme të pavarura në gjithë Kosovën, për çka APPK ndihët shumë krenar që  ka kontribuar në  zhvillimin e mëtejmë të Kornizës/Procesit të mësimit të Gjuhës Gjermane, përmes kurseve, proces i cili para viti 2007 ka qenë pothuajse minimal.

Prej vitit 2012 e në vazhdimësi, APPK vazhdon me ofrimin e kurseve të gjuhës Gjermane, edhe të niveleve më të larta, A2, B1 dhe B2, si rezultat i kërkesave të kosovarëve për të lëvizur në drejtim të Gjermanisë edhe për shumë arsye tjera, siç janë: Studimet, Shkollimet dhe Aftësimet Profesionale (Ausbildung), Punësimet, e që në fakt këto lëvizje kanë kërkuar dhe kërkojnë njohuri të certifikuara të gjuhës Gjermane.

Prej vitit 2007 e në vazhdimësi, APPK realizon kurse të gjuhës Gjermane të niveleve A1-B2, për rreth 600 kandidat në vit, apo gjithsejtë mbi 7,500 kandidatë deri në vitin 2020.

Një përshkrim i shkurtër i kurseve si proces në APPK

 

E veçanta e kurseve në APPK është se secili kandidat, që e shpreh dëshirën e tij për të mësuar gjuhën Gjerman, këshillohët nga këshilltarët profesional të APPK-së të cilët zhvillojnë një bashkëbisedim të detajuar me te, për të ndërlidhur të gjitha pritjet e kandidatit me mënyrën dhe metodat që mund të aplikohen, për të qenë kandidati tërësisht i suksesshëm në rrugëtimin e tij.

 

Për të gjithë kandidatët të cilët mësimin e gjuhës Gjermane e bëjnë për të shkuar legalisht në Gjermani, për çfarëdo arsye qoftë, siç është cekur edhe në njërin prej projekteve  të APPK-së “Të arrish i Përgatitur në Gjermani – Zgjerimi i Kompetencave”, i ofrohen të gjitha këshillat e nevojshme dhe përkrahjet tjera administrative (pa pagesë) për të arritur secili qëllimin e tij në formë sa më të suksesshme.

 

Kurset e gjuhës Gjermane ofrohen për secilin kandidatë që është i interesuar të mësoj këtë gjuhë. E  veçanta tjetër është se mbi 70% të kandidatëve janë të ashtuquajtur “Kandidatë të projekteve”, ku përmes projekteve konkrete APPK, përveç mësimit të gjuhës, i ndërmjetëson  këta kandidatë në programe të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani (tani për tani në programe të infermierisë dhe ndërtimtarisë, më vonë edhe në profesione tjera), pastaj punësim Sezonal për Studentë, Punë Praktike e tjera.

 

APPK, për mbajtjen e kurseve të gjuhës Gjermane, është akredituar nga AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve) që nga viti 2014.

 

Karakteristikat kryesore të Kurseve në APPK

 

  • Plan programe të dizajnuara enkas për secilin kurs, varësisht prej kërkesave dhe qëllimeve të kandidatëve;
  • Me materialet më të reja mësimore nga botuesi Huber Verlag nga Gjermania, si partner i APPK-së për Kosovë, që nga viti 2007;
  • Mësimdhënës të kualifikuar, me përvojë afatgjate, të trajnuar ekskluzivisht për këto kurse përmes dhjetëra seminareve ndërkombëtare;
  • Ofrohen kushte të jashtëzakonshme, me infrastrukturën më moderne në Kosovë dhe mjete didaktike më të justifikuara, përfshirë edhe vizualizimin e tërësishëm të mësimit;
  • Kurse Intensive çdo ditë nga 4 h mësimore, në tri ndërrime: prej orës 9.00, 13.15 dhe 16.45;
  • Numri i orëve dhe kostoja janë dhënë në tabelën në fund të këtij teksti;
  • Kurset mbahen në grupe prej 14 – 16 kandidatë:
  • Ushtrime Intensive para provimit, me simulim të një provimi faktik;
  • Certifikatë nga APPK-ja, të pranuar nga AKK;
  • Duke u bazuar në të gjitha këto, kalueshmëria e kandidatëve (pjesëmarrësve të kurseve) arrin mbi 80%.
  •  

    Kurset përgatitore për Provimin e gjuhës Gjermane, në veçanti të  Nivelit A1

     

  • Të ashtuquajtura PP Kurset aplikohen si kurse të shkurtra – dy javore, në formë të përgatitjes për provime, për kandidatët të cilët veç posedojnë njohuri paraprake;
  • Për të gjithë kandidatët të cilën kanë njohuri solide të gjuhës Gjermane, por megjithatë ju duhen përforcime të mëtejmë për të qenë të sigurt në dhënien e provimit APPK-ja, që nga viti 2010, ka filluar me kurse të shkurtra (intensive dy javore) të ashtuquajturat PP – Kurset (përgatitje për provim);
  • Për 40h mësimi, aq sa zgjat kursi, kandidatët do të realizojnë ushtrime të përpunuara në pajtueshmëri me kërkesat të cilat paraqiten nga provimet;
  • Këto kurse realizohen 2–3 javë para provimit faktik me synim të një parapërgatitje të suksesshme.
  • Niveli A1

    (A1/1+A1/2)

    Kurs intensiv (8 javor)

    €370

    160 h / nivel 
    20 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor

     

     

    Niveli B2/2

    Kurs intensiv (9-12 javë)

    €325

    140 h / nivel 
    12-16 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor

     

     

    Niveli A2

    (A2/1+A2/2)

    Kurs intensiv (8 javor)

    €370

    160 h / nivel 
    20 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor

     

     

    PP Kurse

    Parapërgatitje për provim

    Kurs intensiv (2 javor)

    €100

    40 h / nivel 
    20 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor

     

     

    Niveli B1

    (B1/1+B1/2)

    Kurs intensiv (9-15 javë)

    €420

    180 h / nivel 
    12-20 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor

     

     

    Niveli B2/1

    Kurs intensiv (9-12 javë)

    €325

    140 h / nivel 
    12-16 h / javë
    4 h / ditë
    + i përfshirë edhe materiali i zgjeruar mësimor