Donatori:
Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Gjermani
Vlera në Euro:
1,100,000.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2002
Përfundimi: 2007
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga BMZ (Bundesministerium für Zusammenarbeit und Entwicklung, Germany- Ministria për Zhvillim dhe bashkëpunim e Gjermanisë) si dhe nën Koordinimin dhe monitorimin e Organizatës AGEF gGmbH (Grupi Punues……), është realizuar “Ndërmjetësimi në punësim i 1.500 Punëkërkuesve » nga grupi synues “Kosovar të kthyer nga Gjermania” duke realizuar:
- Regjistrimin, dhe Këshillimin e mbi 3000 punëkërkuesve.
- Këshillimin Profesional të Ndërmarrjeve, me theks të veçantë “Resurset Njerëzore-faktorë zhvillimi i ndërmarrjes”, duke synuar identifikimin e vendeve të lira të punës.
- Hulumtimin e Punëkërkuesve konkurrent për vendet e lira të punës paraprakisht të identifikuar si dhe informimi i tyre për të konkurruar.
- Realizimin e procesit të ndërmjetësimit në punësim duke synuar ndërlidhjen produktive të Punëdhënësit dhe Punëmarrësit me interesa të dyanshme.
- Monitorimin e efekteve të ndërmjetësimit në punësim dhe këshillimet e ndërmarrjes në rrugën e saj të mëtejme zhvillimore, sidomos në fushën Burimeve Njerëzore.
Në rastet kur ndërmjetësimi i ka plotësuar disa kondita të veçanta të projektit, është lejuar një përkrahje financiare e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse trepalëshe
Karakteristikat e projektit:
- Këshillimi i Punëkërkuesve
- Këshillimi i Punëdhënësve
- Ndërmjetësimi në Punësim
Monitorimi dhe evaluimi i ndërmjetësimit