Donatori:
Grone Schule
Vlera në Euro:
24,480.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2017
Përfundimi: 2018
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
APPK- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe Grone-Bildungszentren Thüringen GmbH –gemeinnützig nga Gjermania, kanë marrëveshje për realizimin e projektit i cili ka për synim Arsimin, Aftësimin Profesional dhe punësimin e se paku 10 kandidatëve nga Kosova në Gjermani për profesionin: „Përkujdesës ndaj të Moshuarve”. Grone, këtë aktivitet e realizon në bashkëpunim me partneret e vet si AWO, DRK e tjerë.
Në kuadër të këtij projekti kandidatët para shkuarjes në Gjermani, përgatiten në aspektin e arritjes së njohurive të gjuhës Gjermane deri në nivelin B1 si dhe njohurive tjera shtesë nga aspektet e paraintegrimit në shoqërinë Gjermane.
Karakteristikat e projektit:
- Informime ndaj opinionit
- Prezantime ndaj te interesuarve
- Procesi i aplikimit
- Përkrahje lidhur me procedurat e ndërmjetësimit dhe për aplikim për vizë