Donatori:
Caritas Zvicëra
Vlera në Euro/vit:
200.000,00 €/Vit
Kohëzgjatja:
Fillimi: korrik, 2018
Përfundimi: 30 prill 2020
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Projekti SUREP ka për qëllim ri-integrimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të personave të cenueshëm dhe familjeve të tyre, të cilët janë riatdhesuar ose do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës. Projekti implemntohet në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Caritas Switzerland dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Projekti SUREP fokusohet në tri komponentë:
(i) përmirësimin e jetës në aspektin ekonomik të personave të cenuar të riatdhesuar,
(ii) përmirësimin e gjendjes psikosociale, mjekësore dhe asaj të përgjithshme të personave të cenuar të riatdhesuar dhe
(iii) përmirësimin e performancës së autoriteteve të përfshira në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.
SUREP synon të mbështesë deri në 1000 persona të riatdhesuar në procesin e riintegrimit të tyre ekonomik përmes këshillimit, profilizimit dhe masave të fuqizimit ekonomik, deri në 500 persona të riatdhesuar dhe familjet e tyre në lidhje me mirëqenien e tyre nëpërmjet kujdesit psiko-social, komunat e përzgjedhura dhe institucionet e tyre lokale publike të mandatuar për riintegrimin e personave të riatdhesuar.
Karakteristikat e projektit:
- Ri-integrimi ekonomik i personave të riatdhesuar përmes masave aktive të punësimit;
- Përmirësimi i gjendjes psikosociale, mjekësore dhe asaj të përgjithshme të personave të cenuar të riatdhesuar dhe
- Përmirësimin e performancës së autoriteteve të përfshira në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.