Ftesë për aplikim për 100 vende të hapura për Ausbildung në Gjermani

FTESË PËR APLIKIM

Programi:            SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG

Profesioni:         PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)

Viti përgatitor:  2021/2022

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK është në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si: Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014,  pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimi si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.

Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të të gjitha programeve.

Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre programeve, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar që edhe këtë vit të bëhen kërkesa të reja nga partnerët Gjerman për përzgjedhjen dhe përgatitjen e  kandidatëve të rinj, me ç‘rast kemi kënaqësinë të prezantojmë këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 100 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës qershor-korrik 2021.
  • Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 09.09.2021 -30.06.2022.
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2022.

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët shkencore (në veçanti biologji dhe kimi) dhe lëndët sociale/shoqërore.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)”
  • Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informatat më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 50%.

Të gjithë kandidatët e pranuar në program, pas përfundimit të fazës përgatitore njëvjeçare (para shkuarjes në Gjermani), duhet të arrijnë njohuritë e gjuhës gjermane - niveli B2.

Pasi që njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:

  • Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane përcjellin mësimin e gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin e kërkuar – B2
  • Ata të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues në APPK, me  ç‘rast përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi në APPK.
  • Ata të cilët posedojnë njohuri të certifikuara nga Goethe Institut dhe ÖSD për nivelin e kërkuar B2 nuk kanë nevojë të vijojnë kursin në APPK, përveç aktiviteteve tjera para integruese.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit njëvjeçar të përgatitjes në Kosovë. I tërë procesi dhe përkrahja realizohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG), kostoja e fluturimit të parë, mbulohen nga programi.
  • Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani, ndërsa shkollimi është pa pagesë.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në hr@appk.org me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 11062021_(Emri dhe mbiemri)”, më së largu deri më 26.06.2021

E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:

  • Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke prezantuar në formë autentike (origjinale) motivet, arsyet, gatishmërinë për të aplikuar në këtë program si dhe duke e definuar se për cilin Program aplikoni, për Diakonie, për CEB, apo për Coburg. Në rast se nuk keni ndonjë arsye të veçantë për këto programe, e shkruani i papërcaktuar.
  • CV-në në formatin Europass (me foto), mundësisht sa më profesionale.
  • Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto). Kandidatët të cilët sivjet diplomojnë dhe nuk e posedojnë akoma diplomën dhe dëftesën e klasës dymbëdhjetë - 12, duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese duke specifikuar se kur pritni ta merrni diplomën.

Të gjithë aplikuesit do të marrin një informatë kthyese në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo na shkruani në hr@appk.org.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 11 Qer 2021

Apply for job

Sorry! application is not available.