FTESË PËR APLIKIM
Faza III
Licencohu dhe Punësohu si Infermier i përgjithshëm në Gjermani
Duke parë interesimin shtesë të kandidatëve të cilët i përmbushin kriteret për aplikim për Licencim dhe Punësim në Gjermani si Infermier i Përgjithshëm, APPK (lidere në Kosovë), WBS (qendra më e madhe e trajnimeve në Gjermani) dhe punëdhënësi Vivantes nga Berlini (njëri prej institucioneve shëndetësore-lidere në Gjermani), kanë vendosur të hapin Fazën e III-të për Aplikim edhe për 15 vende të lira, për programin më të avancuar deri më tani për Licencim si Infermier i përgjithshëm dhe punësim si Përkujdesës Profesional për të Moshuar, apo siç e quajnë në Gjermani Altenpflegefachkraft.
Ju mund të dërgoni/plotësoni aplikimin tuaj, nëse:
- Keni të përfunduar studimet Bachelor për Infermieri të përgjithshme (apo jeni në prag të diplomimit);
- Posedoni Licencë pune, apo jeni në proces të marrjes së saj;
- Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
- Keni synim dhe motivim për tu licencuar dhe për të punuar në Gjermani.
Juve do të ju ofrohet:
- Një bashkëbisedim i detajuar individual për secilin aplikues:
- Mësim falas i gjuhës Gjermane, bazuar në sistemin e Akreditimit të APPK-së, duke filluar nga 04.04.2022;
- Mundësi e marrjes së një burse deri në 350€/muaj, për 12 Muajt e parë, para shkuarjes në Gjermani;
- Përkrahje gjatë tërë procesit, para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa pagesë;
- Kontratë pune e pakufizuar, por së paku dy vite “obliguese”- pa asnjë obligim kthyes financiar;
- Të ardhurat më të larta për këtë profesion, bazuar edhe në karakterin e Punëdhënësit si një Institucion Publik (Shtetëror).
Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, duke e plotësuar formularin në google form (klikoni mbi link apo e kopjoni) https://forms.gle/UzfkR6B59HSj2GgT8
Afati i aplikimit deri me 21.03.2022, në ora 17:00.
Informata rreth dy fazave të mëparshme:
Në dy fazat e para, aplikuan 54 kandidatë, prej tyre:
- 12 kandidatë nuk i plotësuan kriteret administrative
- 42 Kandidatë u ftuan në Biseda Prezantuese, prej tyre
- 25 kandidatë u pranuan në Program
- 6 kandidatë, momentalisht mbetën në Listën e pritjes,
- 5 kandidatë në formë profesionale, deklaruan se nuk mund të rrugëtojnë më tutje me programin.
- 6 kandidatë treguan një joprofesionalizëm - nuk u paraqitën fare në Bisedë Prezantuese.
Mirëpresim aplikimin tuaj,
APPK