Das Projekt wird finanziert durch den Europäischen Asyl-, Migrations-, und Integrationsfonds (AMIF),
die Bundesrepublik Deutschland und die Diakonie
Ftesë për Takime Informuese dhe përkrahëse
Në kuadër të projektit „Të arrish i përgatitur dhe i suksesshëm në Gjermani“, APPK, përmes këshillimeve, takimeve informuese, përkrahjeve administrativo-procedurale, vazhdon ti për përkrah të gjithë ata të cilët për arsye të ndryshëm planifikojnë migrimin legal në Gjermani.
Si një përkrahje e veçantë, iu dedikohet edhe atyre të cilët migrimin legal në Gjermani e kanë planifikuar përmes pjesëmarrjes në një Program AUSBILDUNG, për çfarëdo profesioni.
Prandaj nëse:
- Keni gjetur tani më një vend për Ausbildung, apo jeni në hulumtim të një vendi të tillë
- Ju duhet përkrahje, në veçanti administrativo-procedurale (mënyrë e hulumtimi i një vendi Ausbildung, njohja e kualifikimit, mësimi i gjuhës, informata të përgjithshme)
Ne ju afrojmë:
- Takime informuese dhe
- Përcjellje aktive të rrugëtimit Tuaj për Ausbildung
Të gjitha shërbimet janë pa pagesë
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këto takime dhe më pastaj të përkraheni gjatë rrugëtimin Tuaj për Ausbildung, atëherë plotësojeni ju lutem formularin sipas linkut: https://forms.gle/H3Qp28Kxom97i8HU7 deri më datën 04.05.2022.
Secili që e shpreh interesimin e tij, do të marr një informatë kthyese për proceset e mëtejmë
P.S: Ju lutem të keni parasysh që kjo ftesë, nuk ka të bëjë me programet APPK-së për Ausbildung në Infermieri.
Ekipi i Projektit AMIF në APPK