Ftesë për Aplikim: Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit

FTESË PËR APLIKIM

 Programi:            Shkollim, Aftësim dhe Punësim në Gjermani

Profesioni:         Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit

Gjenerata:          II - 2022/2023, Projekti 222

APPK Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe

BBQ- Bildung und Berufliche Qualifizierung nga Gjermania,

kanë arritur marrëveshjen për përzgjedhjen e 2 të rinjve Kosovar të cilëve u ofrohet një program i Shkollimit dhe Aftësimit Profesional dyvjeçar(Ausbildung), duke vazhduar me punësim të menjëhershëm dhe të përhershëm, për: Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit

APPK fton të interesuarit për APLIKIM sipas kushteve në vijim:

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar Shkollën e Mesme të Lartë – drejtimi i Makinerisë, apo drejtimi i tekstilit.
  • Jeni të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Kosovë, për rreth 8 muaj. Njohja paraprake e gjuhës Gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në Program.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional dyvjeçar në Gjermani, për profesionin Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit.

 Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vazhduar programin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani.
  • Vijimi i programit të Shkollimit dhe Aftësimit profesional, pa asnjë shpenzim financiar, të gjitha mbulohen nga programi.

Informatat rreth Ausbildung mund të i gjeni KËTU.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut  https://forms.gle/cyQ1mQT1s9KHVYkV9 më së largu deri me 28.09.2022.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com  ose në tel. +38344507628.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 21 Sht 2022

Apply for job

Sorry! application is not available.