Donatori:
MKRS
Vlera në Euro/vit:
13, 684.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 01.2022
Përfundimi: 05.2022
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Projekti ka mbështetur të rinjtë (të moshave 18-25) të papunë me shkathtësi për vetëpunësim dhe themelim biznesi. Projekti është fokusuar në trajnimet për themelim biznesi të bazuara në Standardin e Profesionit Themelues Biznesi të aprovuar nga AKK dhe me kurrikulë dhe program të akredituar nga AKK. Kandidatët me përfundimin e trajnimit kanë marrë certifikatë të kualifikimit Menaxher i Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla, Niveli 3 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me 7 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila vuloset në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe është e njohur edhe ndërkombëtarisht.
Karakteristikat e projektit:
Trajnimin e projektit e kanë ndjekur 61 të rinj të moshave 18-25 vjeç të rajonit të Prishtinës, komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Drenasit, rajnonit të Mitrovicës, komunat Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj. Trajnimi është organizuar në 4 grupe si në vijim:
- Grupi 1 – Prishtinë: 11 pjesëmarrës, 5 femra dhe 6 meshkuj
- Grupi 2 – Prishtinë: 16 kandidatë, 13 femra dhe 3 meshkuj
- Grupi 3 – Fushë Kosovë: 15 pjesëmarrës, 12 femra dhe 3 meshkuj
- Grupi 4 – Vushtrri: 19 kandidatë, 13 femra dhe 6 meshkuj