Me poshtë gjeni letrën nga APPK me rastin e 20 vjetorit të themelimit:

Këto ditë po shënojmë 20 vjetorin e themelimit të APPK-së. Këtu e 20 vite me parë filluam rrugëtimin tonë në përkrahje të punësimit në Kosovë, të cilin e kaluam me shumë sfida dhe suksese.Sot, për shkak të situatës së krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, këtë 20 vjetor po e festojmë më ndryshe se qe kishim planifikuar. Ne duam që përmes këtij shkrimi të falënderojmë të gjithë miqtë, bashkëpunëtoret, partnerët, donatorët dhe përfituesit për këtë rrugëtim të përbashkët dhe të suksesshëm 20 vjeçar.

Ju faleminderit shumë të gjithëve për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Në këtë 20 vjetor duam të sjellim një pasqyrë të disa prej rezultateve të APPK-së:

• 20 vite veprimtari të suksesshme;

• Mbi 210 projekte të realizuara;

• Mbi 41.000 përfitues të Programeve/Projekteve;

• Lidere në fushën e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë;

• Mbajtjen e Organizatës në parametrat e duhur të transparencës, llogaridhënies, profesionales dhe njerëzores;

• Bashkëpunime dhe partneritete me mbi 30 Institucione vendore dhe ndërkombëtare;

• Mbi 17 mil. donacione dhe porositje të sjella në Kosovë.

Vizioni dhe Misioni:

30 vjetori i festuar në formë madhështore duke synuar arritjen e numrit të përfitueseve në 100.000.