Kurset e gjuhës Gjermane: Niveli A1, A2, B1 dhe B2
Hyrje
Mësimi i gjuhës Gjermane në Kosovë deri në vitin 2007 është bërë kryesisht përmes studimeve në Fakultetin e Prishtinës.
Mësimi i gjuhës Gjermane përmes kurseve deri në vitin 2007 është realizuar gjithashtu, por në përmasa relativisht të vogla, mirëpo kërkesa nuk ka qenë e madhe.
Prej 09.2007 kërkesa për të mësuar gjuhën Gjermane ka filluar të rritët vazhdimisht në mënyrë enorme. Kjo kërkesë është ndërlidhur me ligjin përkatës që e rregullon procesin e Bashkimit Familjar në Gjermani, ku njëri praj parakushteve për t’u realizuar ky proces është definuar që kandidatët duhet të posedojnë njohuri të gjuhës Gjermane, të certifikuara përmes testeve përkatës nga Goethe Institut – niveli A1.
Certifikimi i njohurive në Kosovë i është besuar Goethe Institut nga Selaniku. Në propozim nga Ambasada Gjermane në Kosovë Goethe Institut, që nga 09.2007. ka arritur marrëveshje me APPK-në, që nën përkrahjen logjistike, administrative dhe organizative të APPK-së të realizohen testet përkatëse. Në kuadër të bashkëpunimit pesëvjeçar (deri në vitin 2012) APPK, nën administrimin e Goethe Institut, ka ndërtuar një sistem të suksesshëm të procedimit të testeve.
Prej 09.2007 APPK, përveç përkrahjes ndaj Goethe Institut, fillon me realizimin e kurseve të para, të ndërlidhura me procesin e Bashkimit Familjar. Bazuar në rritjen enorme të kërkesave, përgjatë viteve 2007-2012 APPK, përveç në Prishtinë, ka hapur edhe filialet e veta në të gjitha qendrat regjionale, të cilat filiale me kalimin e kohës janë pavarësuar.
Në vitin 2012 edhe Goethe Institut ka kaluar në objekte vetanake për të vazhduar me procedimin e testeve nën administrimin e tyre vetanak.
Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve që kanë punuar në APPK sot punojnë në Goethe Institut apo në qendra të ndryshme të pavarura në gjithë Kosovën, për çka APPK ndihët shumë krenar që ka kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kornizës/Procesit të mësimit të Gjuhës Gjermane, përmes kurseve, proces i cili para viti 2007 ka qenë pothuajse minimal.
Prej vitit 2012 e në vazhdimësi, APPK vazhdon me ofrimin e kurseve të gjuhës Gjermane, edhe të niveleve më të larta, A2, B1 dhe B2, si rezultat i kërkesave të kosovarëve për të lëvizur në drejtim të Gjermanisë edhe për shumë arsye tjera, siç janë: Studimet, Shkollimet dhe Aftësimet Profesionale (Ausbildung), Punësimet, e që në fakt këto lëvizje kanë kërkuar dhe kërkojnë njohuri të certifikuara të gjuhës Gjermane.
Prej vitit 2007 e në vazhdimësi, APPK realizon kurse të gjuhës Gjermane të niveleve A1-B2, për rreth 600 kandidat në vit, apo gjithsejtë mbi 7,500 kandidatë deri në vitin 2020.