10 vende të hapura për Ausbildung në Gjermani

 FTESË PËR APLIKIM – FAZA III - 01.2023

 Programi:                   SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG

Profesioni:                  PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)

Viti përgatitor:           2023

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK, për shkak të rritjes së kërkesave nga partnerët  në  Gjermani, hap këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 10 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

 Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet deri më 03.02.2023.
  • Programi përgatitor 5 mujor në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 06.02.2023 - 30.06.2023.
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG, Gusht-Shtator 2023.

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët si biologji, kimi dhe lëndët sociale/shoqërore.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)”.
  • Posedoni njohuri paraprake, dhe të certifikuara, së paku niveli B1.
  • Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e mëtejmë të gjuhës gjermane - Niveli B2

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2 i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës, niveli B2, bëhet në raportin: Kandidati 20%, Programi 80%. Ata të cilët eventualisht kanë njohuri paraprake dhe posedojnë Certifikatën nga Goethe-Institut apo ÖSD, niveli B2, nuk kanë nevojë të përsërisin këtë nivel.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit përgatitor në Kosovë i tërë procesi dhe përkrahja si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
  • Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
  • Pas mbarimit të programit AUSBILDUNG, mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani, apo edhe kthimi në Kosovë, sipas dëshirës, do të thotë nuk ka përkufizime/kushtëzime programore.

 Mënyra e aplikimit

Forma Online përmes linkut: https://forms.gle/bQaXggoFMAdBAboeA, më së largu deri me 29.01.2023.

Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program. Nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, apo për republikën përkatëse në Gjermani, ka mundësi ta sqaroj gjatë bisedës prezantuese e cila planifikohet të mbahet në fund të Janarit –fillimi i Shkurtit 2023.

Nëse keni ndonjë paqartësi, na kontaktoni në +383 44 507 628, apo të na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 19 Jan 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.