Apliko për Infermier Edukues dhe Kurativ

FTESË PËR APLIKIM:

AUSBILDUNG_ INFERMIER EDUKUES DHE KURATIV (HEILERZIEHUNGSPFLEGER*IN -HEP)

Afati i Aplikimit: 18.06-26.06.2024

Organizata DIAKONIE nga Baden-Württemberg- Gjermani, fton të interesuarit për të aplikuar në programin AUSBILDUNG, për profesionin INFERMIER EDUKUES DHE KURATIV (Në Gjermanisht- HEILERZIEHUNGSPFLEGER*IN -HEP)

Parathënie:

Çfarë mëson një infermiere e edukimit kurativ përmes programit  AUSBILDUNG-HEP?

Në trajnimin Katërvjeçar për t'u bërë një infermier/e i/e edukimit kurativ,  ju do të mësoni se si të inkurajoni, mbështesni, dhe të përkujdeseni për Personat me aftësi të kufizuara, ashtu që me ndihmën tuaj, t'i aftësoni ata që të jenë sa më të pavarur.

Duke ofruar mbështetje arsimore, edukuese, përkujdesje fizike  dhe praktike për personat me aftësi të kufizuara, pavarësisht prej shkallës apo natyrës se paaftësisë, ju do të aftësoheni dhe më vonë do të punoni kryesisht në objekte sociale dhe shëndetësore dhe shërbime ambulatore, të tilla si shtëpi për të moshuar, kopshte të veçanta fëmijësh ose shtëpi banimi për personat me aftësi të kufizuara. Punë ka edhe në familje private. Kjo do të thotë që ju i shoqëroni njerëzit për të cilët kujdeseni si në baza ambulatore ashtu edhe në spitale dhe Institucione banimi dhe në këtë mënyrë i ndihmoni të përballojnë jetën e përditshme.

Çfarë ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B1 në Kosovë, dhe nivelin B2 në Gjermani
  • Program Ausbildung 4 Vjeçar në Gjermani:
    • Një vit praktikë
    • Tri vite Ausbildung

Çfarë kërkohet nga Ju:

  • Parakusht për të aplikuar është të keni se paku një shkollë të mesme të përfunduar, por me afinitet apo ndjeshmëri për fushën e infermierisë apo të përkujdesjes ndaj personave me aftësi të kufizuar.
  • Të posedoni motiv dhe arsye të fortë për këtë program specifik. Këto motivime mund ti prezantoni në formularin për aplikim.
  • Aplikimi është i hapur prej 18.06 - 26.06.2026

Aplikimin mund ta realizoni përmes linkut: https://forms.gle/kzu7YBdvVKkXShin7 

Stafi APPK

Prishtinë, 17.06.2024

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 20 Qer 2024

Apply for job

Sorry! application is not available.