Apliko për Vozitës Autobusi në Gjermani

VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI - 5 POZITA

Punëdhënësi: Komuna TRIER - Republika RHENLAND PFALZ

 APPK dhe Akademia CEB nga Gjermania, Ofrojnë:

  1. Rikualifikimin EG3 përmes Agjensionit të Punësimit në Gjermani dhe
  2. Punësimin si VOZITËS AUTOBUSI tek Komuna TRIER - Republika RHENLAND PFALZ

NËSE JU:

  1. Jeni të diplomuar në një shkollë të mesme;
  2. Posedoni Lejen e vozitjes, deri në kategorinë D (Veni re: Kategoria DE nuk kërkohet në këte aplikim, pra vetëm B , C dhe D, por mund të jetë edhe vetëm B dhe D);
  3. Të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1;
  4. Të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për VOZITËS AUTOBUSI- Kategoria D;
  5. Të moshës 26 - 38 vjeç.

JU OFROHËT:

  1. Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakushti kryesor për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin 55% Kandidati, 45% Programi;
  2. Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
  3. Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si Ndihmës Vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: VOZITËS AUTOBUSI- Kategoria DE;
  4. Mundësi e përhershme punësimi , me kushtet si në vijim:
    1. Rroga sipas tarifave për transportin publik, mbi mesataren e vendit për këte profesion;
    2. Beneficione të shumta, për punë jashtë orarit, në fundjavë, për festa.....;
    3. Autobusë të firmës Mercedes- Modeli më i fundit;
    4. Punëdhënësi: Ndërmarrje Publike- Shtetërore, me të gjitha përparësitë tjera.

Kjo ftesë i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këtë ftesë, do të marrin nga APPK (përmes e-mailit), programin me të gjitha informacionet e detajuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut: https://forms.gle/PAsHzgPzJdWanPU39, më së largu deri me 16.02.2023.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 09 Shk 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.