Ausbildung për Infermier në Gjermani (Regjioni Brandenburg)

FTESË PËR APLIKIM, 01.09.2023 - 06.10.2023

Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)_36 Pozita

Punëdhënësit: 8 INSTITUCIONE MODERNE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E BRANDENBURGUT, për më tepër vizito linkun (është edhe në gjuhën shqipe): https://ausbildung-in-brandenburg.info/?lang=sq

 1. Pjesa e përgjithshme

Aktiviteti

Intervali kohorë

Aplikimi

01.09.2023 - 06.10.2023

Përzgjedhja e aplikuesëve

09.10.2023 - 11.10.2023

Programi përgatitor në Kosovë

06.11.2023 - 30.12.2024

Shkuarja në Gjermani

02.2025

Diplomimi në Gjermani-Infermier Profesional i nivelit Bachelor

03.2028

2. Çfarë kërkohet nga Aplikuesi:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin.
  • Gatishmëri dhe motivim për vijimin e programit AUSBILDUNG 3-vjeçar në Gjermani.
  • Gatishmëri për mësimin e gjuhës Gjermane.

3. Çfarë i ofrohet Aplikuesit:

  • Mësimi i gjuhës Gjermane në APPK deri në nivelin B2, 64% i financuar nga programi.
  • Poseduesit e Certifikatës së gjuhës nga Goethe, apo ÖSD, pranohen.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit 1-vjeçar në Kosovë, me mbulim të kostove për përkthim dhe njohje të kualifikimit, Hospitimi, udhëtimi i parë për Gjermani...
  • Hospitimi 2-javor në Gjermani, Shtator 2024, i organizuar dhe financuar nga Programi .
  • Vijimi 3-vjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me mbulim të shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit nga “Rroga” për Ausbildung sipas normave dhe ligjeve në Gjermani.
  • Pas përfundimit të programit AUSBILDUNG, kandidati është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij: Mundësi punësimi në Gjermani apo zgjidhje tjetër sipas dëshirës- nuk ka asnjë përkufizim/kushtëzim nga programi AUSBILDUNG.

Shënime të veçanta:

a). Të gjithë kandidatët, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë Infermierinë - Nivelin Bachelor në Kosovë, me synim që pas përfundimit të studimeve të shkojnë në Gjermani për të ushtruar këtë profesion, ju duhen 6 vite (3 vite studim dhe financim në Kosovë, 1 vit licencimi, 1 vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 si dhe 1 vit në Gjermani për ta bërë njohjen e Kualifikimit).

Programi AUSBILDUNG e ofron mundësinë e marrjes së titullit të njejtë “Infermier i diplomuar në Gjermani” të niveli Bachelor, për 4 vite (një në Kosovë dhe 3 në Gjermani), pa asnjë kosto shtesë.

b). Liberalizimi i vizave që pritet të bëhet në fillim të vitit 2024, e ka hap edhe një mundësi shumë të mirë që të gjithë kandidatëve që pranohen në program dhe arrijnë të mësojnë gjuhën Gjermane deri në nivelin B1, do të ju mundësohet një hospitim dy javor në Gjermani, në muajin Shtator 2024, pa asnjë kosto financiare. Shkuarja në Gjermani, në programin AUSBILDUNG, në Mars 2025, bëhet sërish përmes procesit të vizave (liberalizimi i vizave ofron mundësin e shkuarjes në Gjermani pa viza vetëm për çështje turistike) kurse të gjitha shkuarjet tjera (për Punë, Ausbildung, Studim...) , bëhen sërish përmes proceseve të vizave, procese të cilat realizohen në tërësi me përkrahje nga programi AUSBILDUNG dhe pa asnjë kosto financiare.

4. Forma e aplikimit:

Në pikat vijuese, gjeni të gjitha instruksionet për aplikim:

  • Aplikimi behët vetëm përmes formës Online.
  • Aplikimi mundësohet përmes një e-mail në konton “gmail”, prandaj të gjithë ata të cilët për momentin nuk posedojnë një e-mail me konton “gmail”, atëherë le ta hapin një të tillë.
  • Aplikimi bëhet nga data 01.09.2023 dhe mbetët i hapur deri me 06.10.2023, në ora 15:00.
  • Para se të hapni linkun e aplikimit, ju lutem i skanoni disa dokumente të cilat do të kërkohen të ia bashkëngjitni aplikimit elektronik si: Diplomën e shkollës se mesme, Dëftesën e klasës 12 si dhe Një foto (të formatit të ngjashëm me të pasaportës ).
  • Për çdo paqartësi eventuale, na kontaktoni në info@appk.org , apo Tel +383 44 507 628
  • Aplikimi mundësohet përmes linkut: https://forms.gle/hkYHsCfS9V9YUW1i8

Shumë suksese dhe mirëpresim aplikimin tuaj,

01.09.2023,

Stafi i APPK-së

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 01 Sht 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.