Ftesë për Shprehje Interesimi

 

FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI 

Organizata DIAKONIE nga Baden-Württemberg- Gjermani, fton të interesuarit për të Shprehur Interesimin e tyre për një Program AUSBILDUNG për profesionin INFERMIER EDUKUES DHE KURATIV –IEK (Në Gjermanisht-HEILERZICHERUNGSPFLEGER -HEP)

Parathënie:

Çfarë mëson një infermiere e edukimit kurativ përmes programit  AUSBILDUNG-HEP?

Në trajnimin Trevjeçar për t'u bërë një infermiere e edukimit kurativ, do të mësoni se si të inkurajoni, mbështesni, dhe të përkujdeseni për personat me aftësi të kufizuara ashtu që me ndihmën tuaj, t'i aftësoni ata të jenë sa më të pavarur.

Duke ofruar mbështetje arsimore, infermierore dhe praktike për personat me aftësi të kufizuara, ju do të punoni kryesisht në objekte sociale dhe shëndetësore dhe shërbime ambulatore, të tilla si shtëpi për të moshuar, kopshte të veçanta fëmijësh ose shtëpi banimi për personat me aftësi të kufizuara. Punë ka edhe në familje private. Kjo do të thotë që ju i shoqëroni njerëzit për të cilët kujdeseni si në baza ambulatore ashtu edhe në spitale dhe Institucione banimi dhe në këtë mënyrë i ndihmoni të përballojnë jetën e përditshme.

Të gjithë të interesuarit për të cilët ky profesion, në njërën apo në formën tjetër i motivon të mësojnë, aftësohen dhe të punojnë në Gjermani, Organizata DIAKONIE nga Baden-Württemberg- Gjermani, ofron një takim informues dhe prezantues në kuptimin se Çfarë ofron ky program? Si realizohet? dhe se Çfarë pret ky program nga të interesuarit?

Parakusht për të marrë pjesë në Takimin Informues dhe Prezentues është që të keni të përfunduar shkollën e mesme, me preferencë drejtimi mjekësi apo gjimnaz, apo dhe nga të gjitha drejtimet tjera me kusht që kandidati/ja të ketë interes dhe afinitet për fushën e Infermierisë.

Takimi Informues dhe Prezentues, mbahet :

Ku:         APPK Prishtinë (www.appk.org)

Kur:        29.07.2023 (e Shtune); 10:00-12:00

Atëherë secili/a që e shpreh Interesimin, të premten pasdite (28.07.23), do ta marr një e-mail konfrimues për pjesëmarrje në takimin Informues dhe Prezantues për datën e mësipërme (e shtune 29.07.23; 10:00-12:00 ).

Adresën e APPK-së, e gjeni shumë thjesht, duke klikuar në googl maps, përmes emrit APPK-Prishtinë.

Ju mirëpresim: Tre Ekspert të Gjermanisë, të kësaj fushe, nën organizimin dhe përkthimin nga APPK.

Të gjithë të interesuarit, mund të paraqesin Interesimin e tyre, duke u regjistruar përmes linkut: https://forms.gle/eJGUvkVbBtVoq9Y6A

Ju mirëpresim,

21.07.23, Stafi i APPK-së

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 22 Kor 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.