Ndërtues Kopshtesh dhe Peisazhi

FTESË PËR APLIKIM

 

Programi:            Njohja e kualifikimit dhe Punësimi në Gjermani

Profesioni:         Ndërtues Kopshtesh dhe Peisazhi (Garten- und Landschaftsbau)

Gjenerata:          Projektit 225.1

APPK Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe APONTIS- Shoqata për shërbime të Burimeve Njerëzore nga Gjermania-Republika Baden-Württemberg, kanë arritur marrëveshjen për përzgjedhjen e 14 të rinjve Kosovar të cilëve u ofrohet një program i Njohjes së kualifikimit dhe Punësimit në Gjermani , për profesionin:

Ndërtues Kopshtesh dhe Peisazhi (Garten- und Landschaftsbau)

APPK fton të interesuarit për APLIKIM sipas kushteve në vijim:

  • Kjo ftesë për aplikim, fillimisht i dedikohet kandidatëve të cilët e kanë përfunduar Shkollimin e Mesëm në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, drejtimi “Peisazhi dhe Kopshtaria”, i cili llogaritët kualifikimi më i përafërt me profesionin të cilin po kërkohen aplikues, dhe njohja e kualifikimit mund të jetë e garantuar.
  • Mund të aplikojnë edhe aplikues tjerë të cilët kanë përfunduar ndonjë shkollim të ngjashëm me drejtimin “Peisazhi dhe Kopshtaria” . p.sh Ndërtimi i ultë, e të cilët kanë afinitet teorik dhe praktik për veprimtarin si në vijim:
    • Planifikimi organizimi dhe zbatimi i punishteve.
    • Mbjellja/shtrimi i lëndinës.
    • Mbjellja dhe kujdesi për pemët, bimët shumëvjeçare, zbukuruese etj.
    • Krijimi i tarracave, shtigjeve, rrugëve, etj.
    • Përvojë pune me dru, metal dhe gur natyral.
    • Ndërtimi i shkallëve, mureve , pishinave, gardheve, etj.
    • Trajtimi i makinerive që lëvizin dheun, p.sh. ekskavatorët, Rrafshuesit apo edhe sharrave elektrike.

Këta aplikues që dëshmojnë kualifikime të përfunduara dhe përvojë eventuale shtesë nga fushat e sipërshënuara, duhet të llogaritni që njohja e kualifikimit apo  njohja e  pjesshme duhet të verifikohet nga partneri ynë në Gjermani pasiqë aplikuesi të jetë parimisht i pranuar në program.

  • Njohja paraprake e gjuhës Gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në Program, por duhet të jeni të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Kosovë, për rreth 7 muaj, duke synuar mësimin e gjuhës Gjermane deri në nivelin B1, me certifikim të obliguar të nivelit A2.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e një programi të Njohjes së kualifikimit dhe Punësimit në Gjermani për profesionin Ndërtues Kopshtesh dhe Peisazhi.

 Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vazhduar programin Shkollimin dhe Aftësimin Profesional në Gjermani.
  • Vijim i programit të njohjes se kualifikimit deri në 6 muaj në Gjermani dhe punësimi i menjëhershmen si kuadër profesional “Ndërtues Kopshtesh dhe Peisazhi”.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut  https://forms.gle/JHim4oxgt3BLt79h6 më së largu deri me 15.11.2023.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org ose në tel. +38344507628.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 18 Tet 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.