AUSBILDUNG PËR INFERMIERI

Featured

DËSHIRONI TË VIJONI NJË AUSBILDUNG PËR INFERMIERINË NË GJERMANI ?

 Hyrje 

  1. Partneri i APPK-së, ADLER MANAGEMENT- Regjioni Berlin-Brandenburg, më tepër vizito: ausbildung-in-brandenburg.info, përgjatë muajit Nëntor 25, i ka pranuar në Program 15 kandidatë të rijnë nga Kosova të cilët pas përgatitjes 6-12 muajshe, do të iu bashkëngjiten mbi 80 kandidatëve tjerë të cilët tani më janë në Gjermani, në faza të ndryshme programore.Në delegacionin e ADLER MANAGEMENT ishin 5 Institucione të reja të cilët të entuziazmuar me Kandidatët e përzgjedhur dhe profesionalizmin e Programit, kanë paraqitur kërkesë të re në APPK për përzgjedhjen edhe të 10 Kandidatëve të rinj.
  2. Partneri tjetër i APPK-së, Organizata e njohur AWO- Würzburg (Republika e Bayern-it), në vitin 2023 i kanë pranuar 15 kandidatë nga Kosova të cilët janë treguar shumë të suksesshëm. Në korrik 2025, kanë pranuar në Program edhe 6-të kandidatë të rinjë. Delegacioni i AWO- Würzburg, me 21.01.26, i vizitojnë këta 6 kandidatë dhe njëherit e kanë paraqitur në APPK kërkesën edhe për 10 kandidatë të rinjë.

Bazuar në kërkesat e dy partnerëve të sipërshënuar, APPK shpallë Ketë:

Ftesë për aplikim edhe për 20 Kandidatë të rinjë për një AUSBILDUNG PËR INFERMIERI NË GJERMANI

 Nëse:

  • Ke të përfunduar një shkollim të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet dhe motiv për fushën e Infermierisë);
  • Dëshiron të vijosh një Ausbildung për Infermieri në Gjermani;
  • Të pëlqen profesioni i Infermierisë së përgjithshme dhe ëndërron të bëhesh Specialistë i Infermierisë apo Infermierë i përgjithshëm i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.

Të ofrohet:

  • Garantim i një vendi për AUSBILDUNG trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga institucionet shtetërore në Gjermani.
  • Përgjatë pr5ogramit AUSBILDUNG, një pagë mujore prej 1,250 - 1,450€.
  • Pas tri vitesh, Licencim si Infermierë i përgjithshëm, mundësi të garantuar punësimi, me pagë rreth 3,800€/ muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që të përshtatet, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
  • 6 deri 12 muaj parapërgatitje në Kosovë, duke përfshirë edhe Mësimin/Përforcimin e gjuhës gjermane Niveli A2 deri B2.
    • Kandidatët të cilët e përzgjedhin programin ADLER MANAGEMENT- Regjioni Berlin-Brandenburg, në këte fazë të aplikimit, duhet të posedojnë se paku njohuri të Nivelit A1, apo janë në përfundim të Nivelit A1. Prej datës 26.01-06.02.26 (për ata që pranohen në Program), iu mundësohet një përforcim dyjavor, pa pagesë, i Nivelit A1.
    • Kandidatët të cilët e përzgjedhin programin AWO- Würzburg (Republika e Bayern-it), në këte fazë të aplikimit, duhet të posedojnë se paku njohuri të Nivelit B1, apo janë në përfundim të Nivelit B1. Prej datës 26.01-19.02.26 (për ata që pranohen në Program), iu mundësohet një përforcim 4 javor, pa pagesë, i Nivelit B1.

Të gjithë kandidatëve që pranohen në Program iu ofrohet edhe.

  • Mësimi i Nivelit B2 – pa pagesë.
  • Mësimi i nivelit A2-B1, fillimisht me vetëfinancim, dhe me rastin e përfundimit të suksesshëm të nivelit B1, kthimi i 100% i këtij financimi.
  • Paraqitja e provimeve B1 dhe B2 si dhe pagesa e tyre, të mbuluara në tërësi nga Programi.
  • Të gjitha shërbimet tjera si njohja e kualifikimit, terminët për vizë, flurimi për Gjermani, banimi, të gjitha të organizuara dhe të mbuluara financiarisht nga Programi.

Afati i aplikimit është i hapur prej 06.01.2026 deri më 18.01.2026, në ora 17:00.

Të gjitha informacionet tjera relevante për aplikim , i gjeni në Formularin për Aplikim, Formular i cili është shumë i thjesht të plotësohet, vetëm se kërkohet ta lexoni me kujdese dhe të jepni përgjigjeje sa më reale. Përgjigjejët sa më origjinale i rrisin shanset për të qenë të ftuar në Bisedat finale me përfaqësuesit e programit, me 22 dhe 23.01.2026.

Nëse jeni të gatshëm të aplikoni, atëherë aplikimin mund ta bëni përmes linkut (duhet të posedosh email në gmail): https://forms.gle/U6JEt3aehXGc7Cy87

Për çfarëdo informacioni apo pyetje shtesë, na kontaktoni në e-mail: info@appk.org, apo tel: +383 44 507 628 (edhe në Viber).

Ju dëshirojmë sukses në Aplikim!

APPK, Prishtinë

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2026/01/dizajni-Ausbildung-01.2026-1.jpg

Job Information

Status: Open Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 06 Jan 2026 Expire in: 1 javë

Apply for job

Sorry! application is not available.