Ftesë për aplikim për 15 vende të reja për Ausbildung në Gjermani

FTESË PËR APLIKIM Nr.07102021

Programi:            SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG

Profesioni:         PËRKUJDESËS/E PROFESIONAL/E- INFERMIER/E  (PFLEGEFACHKRAFT)

Viti përgatitor:  2021/2022

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK është në partneritet me institucionet publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si: Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës/e Profesional/e (Pflegefachkraft)” me synim punësimi si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.

Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të gjitha programeve.

Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre programeve, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar që partnerët tanë CEB dhe COBURG, të bëjnë kërkesa të reja për përzgjedhjen dhe përgatitjen e  kandidatëve shtesë, me ç ‘rast kemi kënaqësinë të prezantojmë shpallim këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 15 VENDE TE REJA PËR AUSBILDUNG

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë mesit javës së të dytë të muajit tetor 2021.
  • Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga fillimi i muajit nëntor 2021
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2022.

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët shkencore (në veçanti biologji dhe kimi) dhe lëndët sociale/shoqërore.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS/e PROFESIONAL/e- INFERMIER/e  (PFLEGEFACHKRAFT)”.
  • Posedoni njohuri të gjuhës Gjermane, Niveli A2 si dhe jeni të gatshëm të mësoni edhe më tutje me bashkë-investim në mësimin e gjuhës gjermane.

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 50%.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit njëvjeçar të përgatitjes në Kosovë. Të gjitha shpenzimet tjera operative, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, mbulohen në tërësi nga programi.
  • Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani, ndërsa shkollimi është pa pagesë.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në hr@appk.org me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 07102021_(Emri dhe mbiemri)”, më së largu deri më 17.10.2021

E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:

  • Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke prezantuar në formë autentike (origjinale) motivet, arsyet, gatishmërinë për të aplikuar në këtë program si dhe duke e definuar se për cilin Program aplikoni për CEB apo për Coburg. Në rast se nuk keni ndonjë arsye të veçantë për këto programe, e shkruani i papërcaktuar.
  • CV-në në formatin Europass (me foto), mundësisht sa më profesionale.
  • Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto).
  • Dëshminë për njohurit e gjuhës Gjermane, së paku nivelin A2.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo të na shkruani në hr@appk.org.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 07 Tet 2021

Apply for job

Sorry! application is not available.