FTESË PËR APLIKIM
Programi: Shkollim, Aftësim dhe Punësim në Gjermani
Profesioni: Të ndryshme: Elektricistë, Ndërtimtari, Ndërtues i rrugëve
Gjenerata: II - 2022/2023, Projekti 222
APPK Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe
BBQ- Bildung und Berufliche Qualifizierung nga Gjermania,
kanë arritur marrëveshjen për përzgjedhjen e 5 të rinjë Kosovar të cilëve u ofrohet një program i Shkollimit dhe Aftësimit Profesional trevjeçar (Ausbildung), duke vazhduar me punësim të menjëhershëm dhe të përhershëm, për disa profesione si në vijim:
Pos. | Profesioni i emërtuar sipas Standardeve Gjermane | Profesioni/profili që ofrohet në Kosovë dhe me të cilin/at mund të aplikohet | Nr. i Pozitave | Informata rreth profesionit për të cilin aplikoni |
221.2 | Ndërtues të Rrugëve
(Straßenbauer) |
Ndërtimtari e ultë, Operator i trafikut rrugor, Beton punues ose profesione/kualifikime tjera të ngjashme; | 3 | Informata rreth profesionit mund të gjinden këtu. |
221.4 | Elektricist për Energji dhe Objekte Banimi
(Elektroniker für Energie – und Gebäudetechnik) |
Energjetikë, Teknik i elektronikës, Instalues elektrik, Elektroteknikë ose profesione/kualifikime tjera të ngjashme; | 1 | Informata rreth profesionit mund të gjinden këtu. |
221.5 | Murator
(Maurer) |
Murator, Ndërtimtari, Ndërtim i thatë ose profesione/kualifikime tjera të ngjashme; | 1 |
Informata rreth profesionit mund të gjinden këtu. |
APPK fton të interesuarit për APLIKIM sipas kushteve në vijim:
Nëse Ju:
- Keni të përfunduar Shkollimin e Mesëm në njërën prej profesioneve/profileve të cekura në tabelën më lartë.
- Keni njohuri të gjuhës gjermane, të paktën Niveli A1.
- Jeni të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Kosovë, për rreth 6 muaj.
- Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional trevjeçar në Gjermani, për njërën prej profesioneve të lartcekura, të cilin mund ta zgjidhni në formularin e aplikimit.
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vazhduar programin Shkollimin dhe Aftësimin Profesional në Gjermani.
- Vijim i programit të Shkollimit dhe Aftësimit profesional, pa asnjë shpenzim financiar, të gjitha mbulohen nga programi.
Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut https://forms.gle/zCfBWrH8trR2zFhH8 më së largu deri me 24.10.2022.
Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com ose në tel. +38344507628,
E mirëpresim aplikimin Tuaj
APPK