
Për të interesuarit,
APPK, në kuadër të disa projekteve, është në implementim edhe të Projektit VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland- në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.
Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit..., për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Studim, Punë praktike, Punësim), planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë. Për më tepër vizitojeni www.appk.org apo linkun https://appk.org/appk/portfolio/te-arrish-i-pergatitur-ne-vendin-e-ri-perkrahja-e-potencialeve-per-ca-400-kosovar-ne-vit-per-integrim-social-dhe-profesional-ne-gjermani/
Nga muaji Gusht 2021, ky projekt parasheh edhe përkrahjen e mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin A2 (financuar nga projekti VEND).
Për të qenë pjesë e këtij aktivitetit përkrahës, për grupin e Nivelit A2 që planifikohet të filloi nga java e ardhshme, nga ora 16.30 – 19.45, me 160 orë mësimore, ftohen të Interesuarit të aplikojnë. Aplikimin e realizoni përmes Formularit për Aplikim, të cilin e gjeni KËTU
Formularin për aplikim të plotësuar nga ju e dërgoni përmes e-mailit më së largu deri me 19.08.2021 në info@appk.org, me subjekt “Aplikim për kursin e gjuhës Gjermane_ Niveli A2_Emri Mbiemri”.
Sinqerisht,
Ekipi i Projektit VEND dhe departamenti i trajnimeve