Kurse të gjuhës gjermane Niveli B1 – Pa pagesë

Featured

Ftesë për Aplikim

Kurse të gjuhës Gjermane Niveli B1 - Pa pagesë

 Për të gjithë të interesuarit,

APPK, në kuadër të disa projekteve, është duke e implementuar edhe  Projektin VEND- "Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland”, në shqip „Të arrish i përgatitur në Gjermani”.

Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit, kurset e gjuhës Gjermane të nivelit B1, për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani, natyrisht të gjitha këto shërbime ofrohen Pa pagesë. Për më shumë informacione rreth projektit kliko KËTU.

Nga ky vit është paraparë përkrahja edhe përmes mësimit të gjuhës Gjermane, për nivelin B1-160 orë mësimore, si dhe 20 orë tjera shtesë pas përfundimit të nivelit B1 për përforcimin e shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, në ndërlidhje me format e hulumtimit dhe aplikimit për një vend  pune apo Ausbildung në Gjermani, por edhe por edhe për aspektin  jetës sociale të cilat tema shtjellohen edhe përgjatë 160 orëve të para mësimore.

Karakteristikat e këtyre kurseve janë:

  • Vëllimi orëve: 180h mësimi, prej tyre 160h mësim të rregullt + 20h përforcim i shkathtësive hulumtuese dhe komunikuese në gjuhën Gjermane, me theks të veçantë për tregun e punës.
  • Fillimi i kursit dhe kohëzgjatja: 16.09.2024 - 15.11.2024
  • Dinamika: E hënë - E premte, nga 4h në ditë, me mundësi në tri intervale kohore: 8:45 – 12:00 ; 13:00-16:15 dhe 16:30 – 19:45, intervali të cilat definohen pas aplikimit dhe formimit të grupeve

Pra nëse ju jeni një kandidat/e i/e cili/a planifikon të migroj legalisht në Gjermani dhe për këtë synim ju duhen njohuri të gjuhës Gjermane, Niveli B1, atëherë ju ftojmë të Aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/kfyyNYRv5mQ4XLJj8

Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 07.09.2024, ora 16:00.           

Të gjitha aplikimet tuaja do të vlerësohen sipas kritereve të programit. Më pastaj ju do të merrni një informatë kthyese nga ne, fillimisht për pjesëmarrje në  takime informues, e më pastaj konfirmimin se a jeni pranuar në program apo jo.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në info@appk.org

Me respekt,

Ekipi i Projektit VEND-AMIF

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2024/08/B1-AMIF.jpg

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 28 Gus 2024

Apply for job

Sorry! application is not available.