Licencohu dhe Punësohu si Infermier i përgjithshëm në Gjermani

FTESË PËR APLIKIM

Faza III

Licencohu dhe Punësohu si Infermier i përgjithshëm në Gjermani

Duke parë interesimin shtesë të kandidatëve të cilët i përmbushin kriteret për aplikim për Licencim dhe Punësim në Gjermani si Infermier i Përgjithshëm, APPK (lidere në Kosovë), WBS (qendra më e madhe e trajnimeve në Gjermani) dhe punëdhënësi Vivantes nga Berlini (njëri prej institucioneve shëndetësore-lidere në Gjermani), kanë vendosur të hapin Fazën e III-të për Aplikim  edhe për 15 vende të lira, për programin më të avancuar deri më tani për Licencim si Infermier i përgjithshëm dhe punësim si Përkujdesës Profesional për të Moshuar, apo siç e quajnë në Gjermani Altenpflegefachkraft.

Ju mund të dërgoni/plotësoni aplikimin tuaj, nëse:

  • Keni të përfunduar studimet Bachelor për Infermieri të përgjithshme (apo jeni në prag të diplomimit);
  • Posedoni Licencë pune, apo jeni në proces të marrjes së saj;
  • Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
  • Keni synim dhe motivim për tu licencuar dhe për të punuar në Gjermani.

Juve do të ju ofrohet:

  • Një bashkëbisedim i detajuar individual për secilin aplikues:
  • Mësim falas i gjuhës Gjermane, bazuar në sistemin e Akreditimit të APPK-së, duke filluar nga 04.04.2022;
  • Mundësi e marrjes së një burse deri në 350€/muaj, për 12 Muajt e parë, para shkuarjes në Gjermani;
  • Përkrahje gjatë tërë procesit, para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa pagesë;
  • Kontratë pune e pakufizuar, por së paku dy vite “obliguese”- pa asnjë obligim kthyes financiar;
  • Të ardhurat më të larta për këtë profesion, bazuar edhe në karakterin e Punëdhënësit si një Institucion Publik (Shtetëror).

Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, duke e plotësuar formularin në google form (klikoni mbi link apo e kopjoni) https://forms.gle/UzfkR6B59HSj2GgT8

Afati i aplikimit deri me 21.03.2022, në ora 17:00.

Informata rreth dy fazave të mëparshme:

Në dy fazat e para, aplikuan 54 kandidatë, prej tyre:                                             

  • 12 kandidatë nuk i plotësuan kriteret administrative
  • 42 Kandidatë u ftuan në Biseda Prezantuese, prej tyre
    • 25 kandidatë u pranuan në Program
    • 6 kandidatë, momentalisht mbetën në Listën e pritjes,
    • 5 kandidatë në formë profesionale, deklaruan se nuk mund të rrugëtojnë më tutje me programin.
    • 6 kandidatë treguan një joprofesionalizëm - nuk u paraqitën fare në Bisedë Prezantuese.

Mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 10 Mar 2022

Apply for job

Sorry! application is not available.