FTESË PËR APLIKIM
Programi: Shkollim, Aftësim dhe Punësim në Gjermani
Profesioni: Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit
Gjenerata: II - 2022/2023, Projekti 222
APPK Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe
BBQ- Bildung und Berufliche Qualifizierung nga Gjermania,
kanë arritur marrëveshjen për përzgjedhjen e 2 të rinjve Kosovar të cilëve u ofrohet një program i Shkollimit dhe Aftësimit Profesional dyvjeçar(Ausbildung), duke vazhduar me punësim të menjëhershëm dhe të përhershëm, për: Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit
APPK fton të interesuarit për APLIKIM sipas kushteve në vijim:
Nëse Ju:
- Keni të përfunduar Shkollën e Mesme të Lartë – drejtimi i Makinerisë, apo drejtimi i tekstilit.
- Jeni të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Kosovë, për rreth 8 muaj. Njohja paraprake e gjuhës Gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në Program.
- Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional dyvjeçar në Gjermani, për profesionin Operator i makinerive dhe pajisjeve në teknologjinë e tekstilit.
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vazhduar programin e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani.
- Vijimi i programit të Shkollimit dhe Aftësimit profesional, pa asnjë shpenzim financiar, të gjitha mbulohen nga programi.
Informatat rreth Ausbildung mund të i gjeni KËTU.
Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut https://forms.gle/cyQ1mQT1s9KHVYkV9 më së largu deri me 28.09.2022.
Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në aplikimet.appk@gmail.com ose në tel. +38344507628.
E mirëpresim aplikimin tuaj,
APPK