Planifikoni të Studioni Drejtimin e Fizioterapisë në Gjermani?
APPK në bashkëpunim me Partnerin ADLER MANAGEMENT- Në porosi nga Ministria e Shëndetësisë, Regjioni Berlin- Brandenburg, për me tepër mund të vizitoni faqen (është edhe në shqip): www.ausbildung-in-brandenburg.info , ua mundëson Programin e studimeve trevjeçare në Gjermani në fushën e Fizioterapisë, me një vit parapërgatitor në Kosovë.
OFROHEN 8 VENDE PËR STUDIME TË FIZIOTERAPISË
Nëse ju:
- Keni të përfunduar, apo jeni në përfundim të shkollës se mesme të mjekësisë- Drejtimi Fizioterapi (Ju lutem të keni parasysh që drejtimet tjera nuk pranohen)
- Dëshironi të studioni Fizioterapinë në Gjermani dhe të bëheni Fizioterapeut i Licencuar.
Ju ofrojmë:
- Sigurimin e një vendi për studime trevjeçare, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga Institucione shtetërore në Gjermani.
- Shkollim - Studim në Shkollat e specializuara për ketë drejtim .
- Aftësim profesional në institucione për Fizioterapi.
- Përgjatë studimeve, një pagë 1.200-1.400€/në Muaj.
- Pas tri vitesh, Licencim si “Fizioterapeut i Licencuar” me mundësi punësimi, me pagë rreth 3,300€/në Muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që juve ju përshtatët, pa asnjë obligim ndaj Programit.
- Të gjitha shërbimet e mësipërme, pa asnjë kosto ndaj Programit.
- Një vit para përgatitor në Kosovë, në aspektin e mësimit të gjuhës gjermane - Niveli A1-B2, me 75% të kostos së financuar nga Programi.
E kemi zgjuar kurreshtjen tuaj, atëherë aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/tA3AFV4oRH8rBthv6 (keni parasysh që aplikimin mund ta bëni vetëm me një e-mail në gmail)
Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 09.06.2024, ora 16:00.
Për çfarëdo informata apo pyetje shtesë, na shkruani në info@appk.org, apo na telefononi në: +383 44 507 628.
E mirëpresim aplikimin tuaj,
APPK, Prishtinë