Studio Infermierinë në Gjermani (36 vende studimi)

Featured

STUDIO INFERMIERINË NË GJERMANI - 36 VENDE STUDIMI- GJENERATA V-të!

 APPK, në bashkëpunim me ADLER MANAGEMENT (në porosi nga Ministria e Shëndetësisë, Regjioni Berlin- Brandenburg), për me tepër  vizito: www.ausbildung-in-brandenburg.info (web-faqja është edhe në gjuhën shqipe),  ua mundëson PROGRAMIN E STUDIMEVE TREVEJEÇARE NË GJERMANI në fushën e INFERMIERISË, me një vit parapërgatitor në Kosovë. Më ketë rast, shpallim ketë:

 FTESË PËR APLIKIM

Nëse ju:

  • Keni të përfunduar një shkollim të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtim tjetër - me afinitet për fushën e Infermierisë )
  • Dëshironi të studioni Infermierinë në Gjermani dhe të bëheni Infermierë i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.

Ju ofrojmë:

  • Sigurimin e një vendi për studime trevjeçare, me kontratë ligjërisht të aprovuar dhe të financuar nga Institucione shtetërore në Gjermani.
  • Shkollim/Studim në Institucionet përkatëse arsimore.
  • Aftësim Profesional në institucionet përkatëse shëndetësore.
  • Përgjatë studimeve, pagë 1,200 - 1,400€/në Muaj.
  • Pas tri vitesh, Licencim si “Infermier i Licencuar”, mundësi punësimi, me pagë rreth 3,800€/në Muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që juve ju përshtatët, pa asnjë detyrim ndaj Programit.
  • Të gjitha shërbimet e mësipërme, pa asnjë kosto për Kandidatin.
  • Një vit para përgatitor në Kosovë, në aspektin e mësimit të gjuhës gjermane - Niveli A1-B2, me kosto deri 86% të financuar & rimbursuar nga Programi.

E kemi zgjuar Interesin tuaj, atëherë aplikoni përmes linkut:

https://forms.gle/ish6ku2FV88BCcKW6

(keni parasysh që aplikimin mund ta bëni vetëm përmes një e-mail në gmail)

Afati i aplikimit është i hapur prej 16.09.2024 deri më datën 31.10.2024, ora 16:00.

 Shënim shtesë:

  • Secilit aplikues të kompletuar, do t'i mundësohet së paku një takim individual këshillues dhe vlerësues.
  • Bisedat finale me Përfaqësuesit e Programit organizohen rreth datës 18.11.2024.

Për çfarëdo informata apo pyetje shtesë, na shkruani në info@appk.org, apo na telefononi në: +383 44 507 628.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK, Prishtinë

https://appk.org/appk/wp-content/uploads/2024/09/Dizajni_fb.png

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 16 Sht 2024

Apply for job

Sorry! application is not available.