Me rastin e paraqitjes së përfituesit në APPK, atij i ofrohet mundësia e realizimit të një bashkëbisedimi të detajuar lidhur me kërkesën dhe synimet e tij.
Kapacitetet e APPK-së janë të tilla që këshillimi (trajtimi) i mëtejmë i përfituesit bëhet në pajtueshmëri me projektet apo aktivitetet aktuale të cilat janë duke u implementuar në APPK.
Këshillimi i përfituesit quhet i realizuar, atëherë kur arrihet të përcaktohet orientimi apo rrugëtimi profesional për aktivitetin e tij pasues, përmes APPK-së, apo përmes rrugëtimit të tij vetanak si:
- Trajnime të mëtejmë profesionale
- Ndërmjetësime në punësim
- Vetëpunësim
Këshillime të veçanta- Migrimi legal në Gjermani
Nëse ju:
- Planifikoni të migroni legalisht në Gjermani për bashkim familjarë apo punësim?
- Posedoni vetinciativë për të gjitha proceset?
- Ju duhën këshilla, informata, udhëzime?
Atëherë, lajmrohuni në APPK
- Jeni të mirëpritur nga stafi profesional i projektit,
- Informohuni, merrni udhëzime dhe këshilla, dhe realizoni qëllimet tuaja në formë vetanake
Të gjitha shërbimet janë pa pagesë