Beatrisa Nrejaj dhe Fatime Morina janë dy kosovare që, përmes programit të APPK-së për Studime të Infermierisë në Gjermani, po bëjnë tërësisht të mundur ëndrrën e tyre për të ndjekur një karrierë në kujdesin shëndetësor në Gjermani. Në vitin 2021, Beatrisa dhe Fatimja u bënë pjesë e programit, të mundësuar nga partneriteti APPK dhe CEB Merzig, dhe tani janë në përfundim të studimeve të tyre në një shtëpi të kujdesit në Saarland. Duke aplikuar në Ftesën tonë për Aplikim në Facebook, ato tashmë kanë bërë një ndryshim të madhë në jetën e tyre dhe gjithashtu po kontribuojnë në fushën e kujdesit shëndetësor në një mjedis me ndryshe, dhe në të ardhmen do të jenë një kuadro profesional që mund të sjellë ndryshim dhe në vendin tonë.
A do t’i këshillonin të tjerët të rinj të zgjidhnin karrierën në kujdesin shëndetësor? “Natyrishtë, por jo sepse është e detyrueshme, por kur vjen nga zemra.” Për më shumë detaje rreth rrugës së tyre, ju mund të lexoni artikullin në gjuhën shqipe KËTU