Dje, me datë 21 janar 2020, në kuadër të projektit Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik – SWEI, u mbajt takimi i katërt dhe i fundit i këshillit drejtues të projektit SWEI.
Gjatë këtij takimi, ekipi i projektit informoi këshillin drejtues rreth aktiviteteve më të rëndësishme të projektit të realizuara gjatë muajve qershor deri në dhjetor 2019. Po ashtu u diskutua edhe për fazën e fundit të mbetur të implementimit të projektit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit me 28 shkurt 2020.
Me fokus të veçantë u raportua rreth mbajtës së tri trajnimeve: trajnimit për “Mbledhje, kultivim dhe përpunim të Frutave të Malit”, trajnimit për “Mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore” si dhe trajnimit për “Themelim biznesi”, trajnime këto të cilat u organizuan gjatë periudhës shtator-tetor 2019 në Prizren, Kukës dhe Lezhë.
Në takimin e këshillit drejtues morën pjesë të gjithë anëtarët e këshillit drejtues të projektit:
Znj. Elira Demiraj – Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri
Z. Drin Haraçia – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës
Z. Lah Nitaj – Drejtor i Autoriteti Kombëtar të Kualifikimeve në Kosovë
Z. Bedri Xhafa – Udhëheqës i Përgjithshëm i APPK-së
Z. Agron Pullumbi – Shërbimi Kombëtar i Punësimit Shqipëri,
si dhe ekipi i projektit nga partneret implementues APPK – Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë dhe International Studies Institute