Donatorët (Partnerët):
Diakonisches Werk der Evangelischen Landeskirche in Baden e.V- Gjermani
CEB, Merzig-Gjermani
Komuna COBURG- Gjermani
Vlera në Euro/vit:
170.000.00 €/Vit
Kohëzgjatja:
Fillimi: Me Diakonie nga 2015, me të tjerët nga 2019
Përfundimi: Proces në vazhdimësi me cikël njëvjeçar
Përshkrimi i shkurtë i projektit (Projekteve)
Agjensioni i Përkrahjes se Punësimit në Kosovë- APPK fillimisht me Diakonie nga Gjermania (Baden Württemberg) më pastaj prej 2019 edhe partnerët tjerë, vazhdojnë bashkëpunimin me projekte që kanë për synim përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin e tyre të suksesshëm në shoqërinë Gjermane në fushën e Infermierisë
Projekti i parë i vitit 2015, rezultojë me implementim e suksesshëm të programit ku 27 kandidatë e parë përfunduan shkollimin dhe aftësimin e tyre trevjeçar, duke vazhduar me punësimin e tyre të përhershëm në Gjermane, por edhe me raste individuale të rikthimit në Kosovë, si kuadro profesionale. Të gjithë të tjerët rreth 300, janë në faza të ndryshme të projektit.
Karakteristikat e projektit:
- Informim ndaj opinionit
- Prezantime ndaj te interesuarve
- Sistemi i përzgjedhjes
- Kurse te gjuhës gjermane
- Kurse te para integrimit
- Përkrahje për përgatitjen e dosjes konkurruese, pranimin/njohjen e shkollimit paraprak në Gjermani si dhe përkrahje për vizë dhe udhëtim në Gjermani