Donatori:

BE-Bashkimi Evropian

Vlera në Euro:

103,604.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2016

Përfundimi: 2019

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i punësimit të grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirja e tyre në zhvillimin tyre në sektorin e edukimit dhe tregun e punës, duke promovuar bashkëpunimin dhe dialogun në mes të shoqërisë civile, qeverisë dhe sektorit të biznesit.

Objektivi specifik: Përafrimi i ndërlidhjes ndërmjet programeve të arsimit dhe nevojave të tregut të punës, duke rritur pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrje, zhvillim të politikave dhe monitorim të politikave në nivelin qendror dhe lokal, duke lehtësuar dialogun në mes të institucioneve të edukimit dhe trajnimeve me bizneset.

 

Karakteristikat e projektit:

  1. Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në dialog, hartim dhe monitorim të politikave.
  2. OSHC-të kontribuojnë në hartimin e politikave dhe legjislacionit kombëtar dhe lokal.
  3. OSHC-të monitorojnë politikat kyçe kombëtare dhe lokale në fushën e arsimit & trajnimit dhe punësimit.
  4. OSHC-të kontribuojnë në përmirësimin e lidhjes në mes të programit të arsimit & trajnimit me tregun e punës