Donatori:

Caritas Zvicëra

Vlera në Euro/vit:

200.000,00 €/Vit

Kohëzgjatja:

Fillimi: korrik, 2018

Përfundimi: 30 prill 2020

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Projekti SUREP ka për qëllim ri-integrimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të personave të cenueshëm dhe familjeve të tyre, të cilët janë riatdhesuar ose do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës. Projekti implemntohet në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Caritas Switzerland dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Projekti SUREP fokusohet në tri komponentë:

(i)   përmirësimin e jetës në aspektin ekonomik të personave  të cenuar të  riatdhesuar,

(ii)   përmirësimin e gjendjes psikosociale, mjekësore dhe asaj të përgjithshme të personave të cenuar të riatdhesuar dhe

(iii)  përmirësimin e performancës së autoriteteve të përfshira në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

SUREP synon të mbështesë deri në 1000 persona të riatdhesuar në procesin e riintegrimit të tyre ekonomik përmes këshillimit, profilizimit dhe masave të fuqizimit ekonomik, deri në 500 persona të riatdhesuar dhe familjet e tyre në lidhje me mirëqenien e tyre nëpërmjet kujdesit psiko-social, komunat e përzgjedhura dhe institucionet e tyre lokale publike të mandatuar për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

 

Karakteristikat e projektit:

  • Ri-integrimi ekonomik i personave të riatdhesuar përmes masave aktive të punësimit;
  • Përmirësimi i gjendjes psikosociale, mjekësore dhe asaj të përgjithshme të personave të cenuar të riatdhesuar dhe
  • Përmirësimin e performancës së autoriteteve të përfshira në procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar.