Donatori:
Pearson- Angli
Vlera në Euro/vit:
60.000,00 €/Vit
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2010
Përfundimi: vazhdon
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim të Luksemburgut, nëpërmjet Projektit KSV/015, është krijuar partneriteti ndërmjet Pearson dhe Qendrave të Kompetencës në Ferizaj dhe Prizren (dhe organeve të tyre udhëheqëse dhe autoriteteve përgjegjëse) për t’i ndërkombëtarizuar kualifikimet e përzgjedhura që ofrohen si programe të nivelit 4 dhe nivelit 5. Që nga shtatori i vitit 2017, QK-të ofrojnë kualifikime profesionale të pranuara në nivel ndërkombëtar në sektorët vijues: niveli 4 BTEC në Biznes, Udhëtime dhe Turizëm, Hotelieri dhe Shkencën e Farmacisë, si dhe nivelin 5 të kualifikimit për Asistent të fëmijëve/nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe Këshilltar për udhëzim në karrierë. Në kuadër të Projektit KSV/015 APPK përfaqësuese e Pearson për kualifikimet e BTEC në Kosovë do të ofrojë shërbime të nën-kontraktuara të caktuara për të njëjtat institucione.
Gjithashtu, që nga viti 2018 Pearson, me ndërmjetësimin e APPK-së, ka nënshkruar marrëveshje me një nga Shtëpitë Botuese në Kosovë për përdorimin e teksteve shkollore të gjuhës Angleze të Pearson në institucionet shkollore në Kosovë, dhe të njëjtat janë duke u përdorur në sistemin e arsimit në vendin tonë.
Karakteristikat e projektit:
- Ngritja e kapaciteteve të Qendrave të Kompetencës Prizren dhe Ferizaj
- Ndërkombëtarizimi i profileve dhe kualifikimeve të QK
Tekstet shkollore