Donatori:

Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Gjermani

Vlera në Euro:

1,100,000.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2002

Përfundimi: 2007

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga BMZ (Bundesministerium für Zusammenarbeit und Entwicklung, Germany- Ministria për Zhvillim dhe bashkëpunim e Gjermanisë) si dhe nën Koordinimin dhe monitorimin e Organizatës AGEF gGmbH (Grupi Punues……), është realizuar “Ndërmjetësimi në punësim i 1.500 Punëkërkuesve » nga grupi synues  “Kosovar të kthyer nga Gjermania”  duke realizuar:

  • Regjistrimin, dhe Këshillimin e mbi 3000 punëkërkuesve.
  • Këshillimin Profesional të Ndërmarrjeve, me theks të veçantë “Resurset Njerëzore-faktorë zhvillimi i ndërmarrjes”, duke synuar identifikimin e vendeve të lira të punës.
  • Hulumtimin e Punëkërkuesve konkurrent për vendet e lira të punës paraprakisht të identifikuar si dhe informimi i tyre për të konkurruar.
  • Realizimin e procesit të ndërmjetësimit në punësim duke synuar ndërlidhjen produktive të Punëdhënësit dhe Punëmarrësit me interesa të dyanshme.
  • Monitorimin e efekteve të ndërmjetësimit në punësim dhe këshillimet e ndërmarrjes në rrugën e saj të mëtejme zhvillimore, sidomos në fushën Burimeve Njerëzore.

 

Në rastet kur ndërmjetësimi i ka plotësuar disa kondita të veçanta të  projektit, është lejuar një përkrahje financiare e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse trepalëshe

 

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillimi i Punëkërkuesve
  • Këshillimi i Punëdhënësve
  • Ndërmjetësimi në Punësim

Monitorimi dhe evaluimi i ndërmjetësimit