Donatori:
Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Gjermani
Vlera në Euro:
150,000.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2005
Përfundimi: 2006
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga BMZ (Bundesministerium für Zusammenarbeit und Entwicklung, Ministria për Zhvillim dhe bashkëpunim e Gjermanisë) si dhe nën Koordinimin dhe monitorimin e Organizatës AGEF gGmbH (Grupi Punues……), është realizuar « Përkrahja e themelimit të 20 Ndërmarrjeve të vogla », nga grupi synues “Punëkërkues- Kosovar të kthyer nga Gjermania” duke realizuar:
- Identifikimin dhe këshillimin e mbi 80 kandidatëve të cilët kanë poseduar një ide dhe disa parakushte për të themeluar një biznes të vogël privat.
- Verifikimin dhe klasifikimin e 30 kandidatëve për të marrë pjesë në seminaret për themelim të afarizmit Privat.
- Implementimin e Seminarit të parë 7 ditor për 13 kandidatë si dhe
- Implementimin e Seminarit të dytë 7 ditor për 17 kandidatë, duke i elaboruar temat : Parakushtet personale për themelim të Biznesit, Analiza e klientëve, Tregu i Furnizimit dhe Shitës, Cilat janë kërkesat për produktet e mia?, Analiza e Konkurrencës, Shembuj nga Analiza e tregut dhe konkurrencës, Plani investiv dhe financiar, Koncepti i Marketingut, Përpilimi i çmimeve, Forma Juridike, Tatimet, Kreditë.
- Përkrahjen e kandidatit në përpilimin e planit të Biznesit.
- Në rastet kur Plani i Biznesit i ka plotësuar disa kondita të veçanta të projektit, është lejuar një përkrahje financiare deri 6.000, 00 Euro, e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse dypalëshe
- Monitorimi i zhvillimit të mëtejmë të biznesit të themeluar
Karakteristikat e projektit:
- Këshillimi i kandidatëve për themelim të Biznesit privat
- Implementimi i Seminarit “Themelimi i Biznesit privat”
- Monitorimi dhe evaluimi i Biznesit të themeluar