Donatori:
Komisioni Evropian
Vlera në Euro:
322.426,36 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 1 mars 2018
Përfundimi: 29 shkurt 2020
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik- SWEI është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio-ekonomik në regjionin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë.
Objektivi specifik i projektit SWEI është të krijoj fuqi punëtore të shkathët tek të rinjtë bazuar në kërkesat e tregut të punës, për mundësi me të mira të punësimit përmes trajnimeve, ndërmjetësimit në punësim, ekonomive familjare dhe themelimit të biznesit, duke i përmirësuar shërbimet e punësimit dhe trajnimeve në regjionin ndër-kufitar.
Karakteristikat e projektit:
- Përmirësimi i shërbimeve aktuale të Shërbimeve Publike të Punësimit në regjionin ndër-kufitar.
- Zhvillimi dhe akreditimi i dy standardeve të profesionit, kurrikulave dhe kualifikimeve.
- 80 të papunë trajnohen për mbledhjen, kultivimin, përpunimin dhe promovimin komercial të frutave të malit dhe bimëve mjekësore dhe 40 të papunë trajnohen për themelim biznesi.
- Së paku 60 përfitues të projektit integrohen ekonomikisht përmes ndërmjetësimit në punësim, ekonomive familjare dhe themelimit të biznesit.
- Përmirësimi i lidhjes së bizneseve në fushën e bujqësisë, më konkretisht frutave të malit dhe bimëve mjekësore në regjionin ndër-kufitar.
- Rritja e interesimit të rinjve të regjionit ndër-kufitar për mbledhjen, prodhimin dhe përpunimin e frutave të malit dhe bimëve mjekësore.